Peleshi: Vendimi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, i dhimbshëm për Kosovën dhe kujtesën tonë kombëtare
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, e nisi seancën plenare të sotme me një reagim lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët një ditë më parë u dënuan me 81 vite burg në total.
Peleshi e cilësoi vendimin si një ngjarje me rëndësi të veçantë, duke theksuar edhe peshën që ai mbart për Kosovën dhe shqiptarët.
“Dje Dhomat e Specializuara të Kosovës shpallën vendimin ndaj katër liderëve të UÇK-së. Ky vendim përbën një vendim të rëndësishëm dhe të dhimbshëm, jo vetëm për Kosovën, por dhe për historinë dhe kujtesën tonë kombëtare”, deklaroi Peleshi.
Kryetari i Kuvendit bëri të ditur gjithashtu se Kuvendi i Shqipërisë do të përcjellë një deklaratë të përbashkët lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale.
“Sot do të përcjellim një deklaratë të përbashkët nëpërmjet Kuvendit, ku do të shprehim mendimin e Kuvendit të Shqipërisë për këtë vendim”, u shpreh ai.
Protesta para Kuvendit, policia rrethon zonën dhe vendos gardh metalik (VIDEO)
Begaj dekreton shkarkimin e Lamallarit dhe emërimin e Ervin Demos si Ministri i Brendshëm
5 interpelanca sot në Kuvend, protestë jashtë Parlamentit
- 10:51 Burgjet për të dënuarit me probleme të shëndetit mendor, raporti: Kushtet e papërshtatshme për trajtimin e tyre
- 10:48 Mbappe sqaron polemikën për fanellën e Ceutës: Jam në solidaritet të plotë me viktimat dhe emigrantët
- 10:37 Studiuesit: Ndryshimet klimatike çuan në katastrofën e shembjes së malit në Nepal
- 10:36 Forca të shtuara policore te Qeveria e Kosovës, paralajmërohet sërish protestë pas vendimit të Hagës
- 10:30 Diskutime brenda mbledhjes së Grupit të PS, Braçe kërkon qëndrim ndaj magjistratëve: Thanë se nuk na njohin
- 10:29 Falsifikim dokumentesh e shpërdorim detyre, pranga 2 ish-drejtorëve të ASHK, specialistit dhe përfituesit në Fier