web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Projektligji për pagat e magjistratëve/ Demokratët: U miratua një version tjetër, të shtyhet miratimi

17 Shtator 2026, 10:53, Politikë CNA

Projektligji për pagat e magjistratëve/ Demokratët: U miratua

Demokratët kanë kundërshtuar këtë të enjte shqyrtimin në Kuvend të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Gjatë seancës plenare, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u shpreh se në Komisionin e Ligjeve u miratua një variant tjetër nga ai i propozuar nga dy deputetët socialistë.

Sipas Bardhit, procesi u zhvillua në pamjaftueshmëri të konsultimit për çështjen, ndërsa propozoi se zgjidhja më e mirë është caktimi i një afati tjetër për shprehjen me votë ndaj këtij projektligji.

“Ka një pikë shumë të rëndësishme të rendit të ditës që lidhet me statusin e magjistratëve. Bëhet fjalë për një çështje të mbartur në 7 vite. Për këtë çështje ka 3 vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe kjo e fundit është e treta. Procesi i konsultimit me sistemin e drejtësisë nuk ka qenë efektiv. Komisionet nuk  kanë pasur mundësinë të shqyrtojnë këto opinione. Komisioni i Ligjeve ka miratuar një version krejt të ndryshëm nga ai që ishte propozuar më 30 korrik nga dy kolegë të mazhorancës, i pakonsultuar me askënd, pa e kuptuar se çfarë po miratonin. Kuvendi duhet ta tërheqë nga rendi i ditës këtë projektligj se rrezikojmë të shkelin Kushteutën. Të marrim kohën e mjaftueshme për ta diskutuar dhe t’i jepet zgjidhje përfundimtare kësaj çështjeje”,-tha Bardhi./CNA





Lajmet e fundit nga