Lajmi i fundit

LIVE - Sot seancë plenare dhe protesta

Përdhunoi 32-vjeçaren dhe i plagosi babanë, gjykata lë në burg dajën e Zegjine Çaushit

Përdhunoi 32-vjeçaren dhe i plagosi babanë, gjykata lë në burg dajën e Zegjine Çaushit

10:54, 17/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Bledar Bakajn, dajën e deputetes së PS, Zegjine Çaushit, pas seancës së zhvilluar këtë mëngjes.

Seanca për vlerësimin e arrestimit dhe caktimin e masës së sigurimit u zhvillua nën drejtimin e gjyqtares Bora Shaholli, ndërsa çështja u ndoq nga prokurorja Oljana Gjergjefi.

Pas shqyrtimit të kërkesës së prokurorisë dhe materialeve të paraqitura gjatë seancës, gjykata vendosi që Bakaj të qëndrojë në masën e sigurimit “arrest me burg”.

Bledar Bakaj dyshohet se ka mbajtur peng dhe ka përdhunuar një 32-vjeçare nga Roskoveci, ndërsa plagosi babain e saj me mjete prerës.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas shkeljes së një urdhri mbrojtjeje të vendosur nga gjykata në favor të ish-bashkëjetueses së Bakajt.

Sipas hetimeve paraprake, 52-vjeçari ka shkuar në banesën ku ndodhej ish-bashkëjetuesja e tij, ku më pas ka ndodhur konflikti.

Në Komisariatin e Fierit, Bakaj ka mohuar akuzat për abuzim ndaj 34-vjeçares dhe ka deklaruar se do të flasë para gjykatës.

Mbi 52-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “plagosja e rëndë me dashje” dhe “veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco