Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Dje u pagua çmimi për heshtjen tonë”, demokratët kërkesë socialistëve: Të bëhemi bashkë, të miratojmë rezolutën për gjenocidin serb

Shkruar nga Newsbomb
“Dje u pagua çmimi për heshtjen tonë”,
Ish-krerët e UÇK-së

Demokratët kanë kërkuar një rezolutë për të dënuar gjenocidin serb. Ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ai i cili gjatë seancës së kësaj të enjte ka folur pas vendimit të Specialja e Hagës dha për katër ish-krerët e UÇK-së.

Shehu e cilësoi vendimin si “arbitrat” , duke kërkuar me urgjencë një procedurë të përshpejtuar me qëllim për të dënuar masakrën e serbëve ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Në të njëjtë  linjë qëndroi edhe kolegia e tij, Ina Zhupa, e cila po ashtu ritheksoi emergjencën e kësaj kërkese dhe i ftoi socialistët që t’i bashkohen atyre.

“Duke shprehur indinjatën time të thellë për atë vendim arbitrar të marrë dje për liderët e UÇK-së, dëshiroj t’i bëj një pyetje kolegëve të këtij vendi: a ka pasur gjenocid në Kosovë? Kush e ka bërë këtë gjenocid dhe ndaj kujt është realizuar ky gjenocid? Këtu pastaj kalojmë në heshtjen e mazhorancës, sepse realisht deri më sot ky Kuvend, me bllokimin e mazhorancës, nuk ka dhënë përgjigje. Kush e ka bërë gjenocidin, kë duhet të dënojmë? Hordhitë millosheviçiane apo UÇK? Këtu krijojmë një boshllëk të rrezikshëm, të cilin e shfrytëzojnë ata që duan të njollosin luftën heroike të Kosovës dhe të shpëtojnë lëkurën e millosheviçianëve. Ne kemi sjellë një rezolutë këtu, për të njohur dhe dënuar gjenocidin serb në Kosovë. Është hedhur poshtë. Çmimi është i madh. Dje e pamë që u pagua një çmim i madh për heshtjen tonë. Prandaj ne dje kemi depozituar përsëri atë rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë dhe kërkojmë miratimin e saj. Ta fusim sot në rendin e ditës me procedurë të përshpejtuar, sepse kështu janë kushtet”, tha Shehu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese