Replika Bardhi-Balla për pagat e magjistratëve, Kreu i PS: Jeni hipokritë, Kreu i PD: Po shkelni Kushtetutën

17 Shtator 2026 | 11:09

Një përplasje mes kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shënuar gjatë diskutimeve në Kuvend lidhur me projektligjin për pagat e magjistratëve.

Bardhi kërkoi që votimi i projektligjit të hiqet nga rendi i ditës, duke argumentuar se nevojitet më shumë kohë për konsultim me institucionet e drejtësisë.

“Duhet të hiqet nga rendi i ditës votimi i pagave të magjistratëve. Rrezikoni të shkelni përsëri Kushtetutën. Të marrim kohën e duhur për të diskutuar me institucionet e drejtësisë”, deklaroi Bardhi.

Kërkesa u kundërshtua nga Taulant Balla, i cili tha se projektligji do të diskutohet dhe votohet në seancën e Kuvendit.

“Më vjen mirë që PD del në mbrojtje të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ligji sot do të diskutohet, jemi këtu për të votuar një projektligj. Kërkesa është hipokrite”, u shpreh Balla.

Kreu i grupit parlamentar socialist i bëri gjithashtu thirrje Presidentit që ta dekretojë menjëherë ligjin, me argumentin se në këtë mënyrë do të mundësohet zhbllokimi i pagave.

Në seancë u rrëzua kërkesa e PD-së për heqjen nga rendi i ditës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Peleshi: Vendimi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, i dhimbshëm për Kosovën dhe kujtesën tonë kombëtare

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, e nisi seancën plenare të sotme me një reagim lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët një ditë...
10:56 | 17/09/2026

Protesta para Kuvendit, policia rrethon zonën dhe vendos gardh metalik (VIDEO)

Pak minuta nga nisja e seancës plenare në Kuvend, policia ka rrethuar zonën dhe ka shtuar masat e sigurisë. Këto masa janë ndërmarrë për shkak...
09:31 | 17/09/2026

Begaj dekreton shkarkimin e Lamallarit dhe emërimin e Ervin Demos si Ministri i Brendshëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të enjte shkarkimin e Besfort Lamallarit nga detyra e Ministrit të Punëve të Brendshme. Në të njëjtën...
09:14 | 17/09/2026