• Kontakt
Thursday, September 17, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tarifa e re për krijimin e rezervës së sigurisë rrezikon të rrisë çmimet e naftës

11:17 : 17/09/2026
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Krijimi i rezervës shtetërore me naftë të papërpunuar bruto, sipas projektligjit të miratuar nga qeveria do t’u shtojë karburanteve edhe një tarifë, që do të paguhet nga operatorët ekonomikë.

Me modelin e ri qeveria parashikon të krijojë depozita rezerve për naftën bruto, të papërpunuar me depozitime të një Autoriteti publik që do të jetë përgjegjës për administrimin, dhe me depozitime të operatorëve ekonomikë.

Por operatorët ekonomikë që do të depozitojnë naftë në rezervën e sigurisë do të jenë edhe përgjegjës për mirëmbajnë e saj kundrejt një tarife që do t’i paguhet shtetit, brenda 20 ditëve nga hedhja e naftës në treg. Vlerë e tarifës do të përcaktohet me VKM.

Shoqata e Hidrokarbureve paralajmëron se krijimi i rezervës së sigurisë me naftë bruto  do të kërkojë investime shtesë për krijimin e kapaciteteve ruajtëse, përpunuese me qëllim hedhjen e naftës në tregun e pakicës.

Lexo edhe:

Çmimi i naftës mbi 220 lekë për litër prej dy javësh, riaktivizohet Bordi i Transparencës

Shqipëria, prodhuesi më i madh i naftës bruto në Ballkan, i varur nga importi dhe pa rezerva strategjike

Nëse kostoja e krijimit dhe menaxhimit të rezervës së sigurisë, nuk do të përballohet totalisht nga shteti, Shoqata e Hidrokarbureve paralajmëron se kjo kosto shtesë do të transferohet te çmimi final.

Projektligji i miratuar parashikon disa burime financimi për krijimin dhe mirëmbajtjen e sigurisë, përfshirë si kryesore tarifën e operatorëve ekonomikë.

As krijimi i rezervës të sigurisë se karburanteve e menaxhuar nga një operator shtetëror nuk pritet të ketë efekt te ulja e çmimit të naftës për tregun e pakicës, por madje i shton karburanteve një tarifë të re.

Shoqata e Hidrokarbureve shpjegon se dy janë modelet e krijimit të rezervës së sigurisë, në rezervë tregtare dhe strategjike. Por asnjë prej tyre nuk mund t’i japë zgjidhje uljes së çmimit të karburanteve në tregun e pakicës, pasi për shkak të kostos të dyja format janë të parealizueshme nga shteti.

Sipas Shoqatës së Hidrokarbureve, nëse do të krijohej rezervë tregtare, që përmban naftë dhe benzinë të përpunuar, gati për t’u hedhur në treg, kostot e ruajtjes për buxhetin do të jenë të lartë.

Nafta e përpunuar nuk mund të rezistojë e ruajtur në depozita më tepër se 6 muaj, pasi do të shpërbehej dhe kthehet në produkt të papërdorshëm. Po ashtu nafta e përpunuar nuk mund të mbahet si rezervë për 6 muaj rresht edhe për shkak të luhatjeve të çmimit në bursat e huaja. Nëse nafta e blerë më parë tregtohet pas 6 muajsh,  buxheti do të kishte humbje të larta financiare.

Ndërsa për të krijuar rezervë strategjike, pra për ta ruajtur naftën e papërpunuar dhe nënproduktet, siç është përcaktuar në projektligj, nevojiten investime për ndërtimin e kapaciteteve mbajtëse, në depo nëntokësore apo shpella kripe. Kjo do të ngarkonte buxhetin me një tjetër kosto, që ose do të përballohej nga shteti ose do të transferohet te çmimi final që paguan konsumatori.

Në këtë situatë, operatorët e importimit dhe tregtimit të karburanteve rekomandojnë se për të ulur çmimin e naftës në pikat e pakicës, qeveria duhet të shohë instrumentet fiskale që ka në dispozicion, atë të uljes së taksave, veçanërisht të akcizës, siç ka vepruar për naftën që furnizohen jahtet, me qëllim uljen e barrës së kostos për konsumatorin.

Miratimi i një ligji për krijimin e rezervës së naftës të menaxhuar nga shteti prej vitesh po shkakton debat.

Në muajin shkurt 2019, qeveria propozoi një draft që parashikonte një formulë bashkë menaxhimi mes shtetit dhe sektorit privat, ndryshe nga modeli aktual, ku rezervat mbahen tërësisht nga kompanitë private.

Sipas këtij modeli, 60 ditë të konsumit mesatar do të mbaheshin nga një ent publik, ndërsa 30 ditët e tjera do t’u përkisnin kompanive private.

Nga viti 2019, projekti ka kaluar herë pas here në diskutime brenda qeverisë, por vetëm në tetor 2025 u nxor për konsultim publik.

Drafti i 2025-s në thelb ruante strukturën e mëparshme: një autoritet publik jofitimprurës, i quajtur Autoriteti për Rezervën e Sigurisë, në varësi të MIE, dhe përcakton sërish një tarifë për krijimin dhe mbajtjen e rezervës.

Sipas nenit 10 të draftit, tarifat për detyruesit do të arkëtohen nga Autoriteti Doganor, gjatë mbledhjes së detyrimit doganor për mallrat me akcizë. Neni 11 shton që paguesit janë të detyruar të dorëzojnë të dhëna mbi pagesën brenda 30 ditëve pas përfundimit të muajit kalendarik.

Aktualisht operatorët e tregut kanë detyrimin të mbajnë rezerve 90 ditore, e cila nuk ka shërbyer për uljen e çmimit. Qëllimi i mbajtjes është për garantim furnizimi në rast se produkti do të mungojë. Pra praktikisht rezerva e operatorëve është një produkt fizik, por pa çmim, pasi pavarësisht periudhës se kur është blerë, doganat si çmim referencë të naftës për llogaritjen e taksave përdorin çmimin Platts të bursës së Londrës.

Nëse një operator i shpërndarjes së pakicës do të furnizohej sot me naftë te magazinat doganore të shumicës, pavarësisht periudhës që nafta ka hyrë në vend, çmimi i shitjes mbi të cilën llogariten taksat do të merret si referencë, ai i bursës së një dite më parë (çmimi Platts).

Nga ana tjetër qeveria miratoi vendimin për ringritjen e Bordit të Transparencës me qëllim zbatimin e aktit normativ për uljen e akcizës së naftës nëse çmimi kalon mbi 220 lekë për litër. Por që akti normativ të zbatohet duhet që çmimet e karburanteve në treg të miraton nga Bordi.

Por edhe ky mekanizëm pritet t’i sjellë kosto shtesë buxhetit. Formula e llogaritjes është kundërshtuar nga kompanitë e importit, të cilat pohojnë se çmimi llogaritet nën kosto, duke mos përfshirë koston e transportit etj.

8 operatorë kanë paditur qeverinë në Gjykatën Administrative dhe kërkojë rreth 12 mln euro dëmshpërblim. Seancat e para kanë nisur të zhvillohen, por nga operatorët mësohet se përfaqësuesit e qeverisë kanë munguar.

Në këtë situatë Shqipëria dhe Kosova mbeten i vetmi vend në rajon që nuk zbaton asnjë masë fiskale që automatikisht do të sillte ulje të çmimit të naftës. Aktualisht çmimi në vend ëhstë ndër më të shtrenjtët të në rajon.

Ndërkohë nga rritja e çmimeve të karburanteve sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor shteti ka arkëtuar për muajt mars-korrik 18 mln euro më shumë të ardhura./MONITOR

Etiketa: nafte

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çmimi i naftës mbi 220 lekë për litër prej dy javësh, riaktivizohet Bordi i Transparencës

12:50 : 16/09/2026
AKTUALITET

Shqipëria, prodhuesi më i madh i naftës bruto në Ballkan, i varur nga importi dhe pa rezerva strategjike

10:21 : 16/09/2026
AKTUALITET

Çmimet e larta nuk frenojnë kërkesën, rriten shitjet e karburanteve

12:08 : 15/09/2026
AKTUALITET

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

08:16 : 15/09/2026
AKTUALITET

Nafta drejt 230 lekë për litër, qeveria rri duarkryq

16:31 : 14/09/2026
BOTA

Nafta rritet mbi 108 dollarë pas sulmit në Hormuz dhe gazsjellësit në Arabi

12:19 : 14/09/2026

TË GJITHA

Tarifa e re për krijimin e rezervës së sigurisë rrezikon të rrisë çmimet e naftës

11:17 : 17/09/2026

Zhupa: Rama shkoi me avion special për Gjykatën Speciale, kërkojmë rezolutë kundër gjenocidit serb!

11:14 : 17/09/2026

Furnizimi me ujë në Durrës u përkeqësua në vitin 2025, Kamza mbetet me 4 orë në ditë

11:11 : 17/09/2026

PD kërkoi heqjen nga rendi i ditës, PS rrëzon kërkesën për projektligjin e magjistratëve

11:02 : 17/09/2026

Bardhi – mazhorancës: Vendimet e Kushtetueses letër higjienike kur s’ju intereson

11:01 : 17/09/2026

Shtyhet seanca për Metën/ Avokatët: Jemi në bojkot. Ish-presidenti: Çfarë gjykate është kjo që nuk i jep fjalën të pandehurit?

10:51 : 17/09/2026

Të rinjtë u lënë vendin të moshuarve! Punësimi i pensionistëve dyfishohet në tre vjet

10:40 : 17/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com