Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përmirësimi i trajtimit të pacientëve me probleme të shëndetit mendor, ekspertët europianë asistojnë stafin e burgut në Lezhë

Shkruar nga Newsbomb
Përmirësimi i trajtimit të pacientëve me probleme të
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi me ekspertët

Ekspertë të Këshillit të Europës kanë ofruar mbështetje të specializuar për mjekët dhe psikologët në strukturën e përkohshme për pacientët psikiatrikë forensikë në Lezhë, me synim përmirësimin e trajtimit dhe rehabilitimit të tyre.

Gjatë vizitës së zhvilluar nga 9 deri më 11 shtator, ekspertët prezantuan metoda dhe mjete profesionale për vlerësimin e pacientëve, në përputhje me standardet europiane. Pjesë e punës ishte edhe shqyrtimi i dosjeve individuale, për të ndihmuar stafin në përshtatjen e trajtimit sipas nevojave të secilit pacient.

Sipas Këshillit të Europës, kjo mbështetje do t'u mundësojë mjekëve dhe psikologëve të institucionit të aplikojnë metodat e reja në vlerësimin e 448 pacientëve meshkuj që ndodhen në këtë strukturë. Aktiviteti është pjesë e bashkëpunimit mes Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës për forcimin e mbrojtjes së të drejtave të personave të privuar nga liria në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese