E enjte, 17 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Rama shiti Kosovën për interes të Serbisë”, Noka: Ja çfarë paralajmëroi Berisha në 2016, që sot rezulton e vërtetë

Ilustrim · Vizion Plus

Sekretari i përgjithshëm i PD Flamur Noka ka hehdur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, sa i takon vendimit të Gjykatës së Hagës, e cila dënoi me 81 vite burg në total krerët e UÇK.

Nga foltorja e Kuvendit, Noka tha se këtë situatë e paralajmëroi kryedemokrati Sali Berisha 10 vite më parë.

“Sot jemi këtu për tu kujtuar shqiptarëve se si ishte zanafilla. Në 2016 Sali Berisha paralajmëronte se pazari Rama-Vucic ishte ai që do ngrite Gjykatën e Hagës. Sipas opozitës, ishte thikë pas shpine për Kosovën dhe sot pas 10 vitesh rezulton e vërtetë. Për interes të kujt shkoj Rama në Kosovë dhe për interes të kujt kërcënoi ngritjen e gjykatës speciale. Për interes të Kosovës nuk ishte. Edi Rama duhet të jap llogari për interes të kujt bëri presion. Koha vërtetoi që ka qenë për interes të Serbisë. Marre është kur shet Kosovën, marre është i thua vëlla Vuccicc, marre është kur thua që Mitrovica nuk është toka e askujt“, tha Noka.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.