Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndalimi i telefonave në seanca gjyqësore, GJKKO i përgjigjet Dhomës së Avokatisë: Ndalimi i tyre është një mase për ruajtjen e rendit dhe sigurisë

Shkruar nga Newsbomb
Ndalimi i telefonave në seanca gjyqësore, GJKKO i përgjigjet
GJKKO

GJKKO i është përgjigjur Dhomës së Avokatisë përmes një shkrese zyrtare lidhur me kërkesën për rishikimin e nenit 76 të Rregullores së Brendshme, i cili parashikon ndalimin e mbajtjes së telefonave celularë në sallat e gjykimit.

Në përgjigjen e saj, GJKKO sqaron se ndalimi i telefonave celularë gjatë seancave gjyqësore është një masë që lidhet me ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të proceseve gjyqësore. Sipas saj, kjo masë zbatohet në mënyrë të njëjtë për të gjithë personat që marrin pjesë në proces, përfshirë gjyqtarët, prokurorët, avokatët, palët, përfaqësuesit e medias dhe publikun.

Gjykata thekson gjithashtu se ky rregull nuk përbën një kufizim të posaçëm ndaj avokatëve apo ushtrimit të detyrës së mbrojtjes. Sipas saj, avokatët vijojnë të kenë mundësi të përdorin kompjuterin portativ në sallën e gjykimit për nevojat procedurale.

Sa i përket komunikimit me klientët që ndodhen në paraburgim, GJKKO sqaron se ky komunikim garantohet në ambiente konfidenciale. Ndërkohë, në rastet kur lind nevoja për një komunikim urgjent gjatë seancës, dalja nga salla mund të autorizohet nga kryesuesi i seancës.

GJKKO rikujton se Rregullorja e Brendshme ka hyrë në fuqi më 1 shtator 2026 dhe përcakton rregulla që zbatohen në mënyrë të njëjtë për të gjithë subjektet që marrin pjesë në proceset gjyqësore. Përmes këtij sqarimi GJKKO mban qëndrimin se ndalimi i telefonave celularë në sallat e gjykimit përbën një rregull të përgjithshëm për ruajtjen e rendit dhe sigurisë dhe nuk synon të kufizojë rolin apo të drejtat procedurale të avokatëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese