• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Të rinjtë u lënë vendin të moshuarve! Punësimi i pensionistëve dyfishohet në tre vjet

by Sport Sport
September 17, 2026
in Aktualitet, Kryesore, Sociale
Të rinjtë u lënë vendin të moshuarve! Punësimi i pensionistëve dyfishohet në tre vjet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësuar po rritet me ritme të shpejta, në një kohë kur të rinjtë po përballem me rritje të papunësisë dhe rënie të punësimit.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në tremujorin e dytë të vitit 2026, numri i të punësuarve mbi 64 vjeç arriti në rreth 145 mijë persona.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishin 131.2 mijë të punësuar, numri është rritur me rreth 13.7 mijë persona, ose 10.5%.

Rritja ishte edhe më e fortë në tremujorin e parë të vitit. Në janar-mars 2026 në tregun e punës kishte 140.7 mijë të punësuar mbi 64 vjeç, me rritje prej 14.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Zgjerimi i punësimit në moshat më të mëdha po ndodh në një treg pune ku kompanitë po e kanë gjithnjë e më të vështirë të zëvendësojnë punonjësit që dalin në pension.

Emigracioni dhe tkurrja e brezave të rinj që hyjnë në tregun e punës kanë kufizuar ofertën për punonjës, ndërsa jo gjithmonë aftësitë dhe profilet e të rinjve përputhen me vendet e lira që kërkojnë të plotësojnë bizneset.

Në disa sektorë, mungesa e përvojës profesionale, kërkesa për aftësi specifike dhe interesi më i ulët i të rinjve për disa profesione apo zanate e bëjnë më të vështirë zëvendësimin e punonjësve të vjetër.

Shumë biznese mendojnë se mbajtja në punë e një punonjësi me eksperiencë mund të jetë më e lehtë sesa gjetja dhe trajnimi i një punonjësi të ri.

Të dhënat tregojnë se rritja e punësimit mbi moshën 64 vjeç është bërë më e qëndrueshme që nga fundi i vitit 2024.

Në një krahasim më afatgjatë, ndryshimi është edhe më i fortë. Në tremujorin e dytë të vitit 2023 numëroheshin vetëm 71 mijë të punësuar mbi 64 vjeç, ndërsa tre vjet më vonë numri mëse u dyfishua.

Përveç kërkesës së bizneseve për punonjës me përvojë, vazhdimi i punës pas moshës 64 vjeç mund të lidhet edhe me nevojën për të siguruar të ardhura shtesë.

Për një pjesë të personave që kanë arritur ose po i afrohen moshës së pensionit, qëndrimi në tregun e punës mbetet një mënyrë për të plotësuar të ardhurat familjare. Teksa pagat dhe kostot e jetesës po rriten, pensionet e reja të pleqërisë nga viti në vit po vijnë në ulje.

Ata që dolën në pension vitin e kaluar përfituan mesatarisht 14,496 lekë në muaj ose 3 për qind më pak se ata që dolën në pension me 2024. Kështu që për shumë të moshuar aktivizimi në tregun e punës mbetet e vetmja mundësi për mbijetese.

Të dhënat zyrtare të Eurostat tregojnë se sistemi i pensioneve në Shqipëri regjistron shkallën më të ulët të zëvendësimit në të gjithë hapësirën europiane. Pensioni mesatar bruto në vend përfaqëson vetëm 30% të pagës mesatare të grupit moshor aktiv 50-59 vjeç.

Ky nivel e pozicionon Shqipërinë jo vetëm në fund të Ballkanit Perëndimor, por edhe në skajin më të ulët krahasuar me të gjitha shtetet e Bashkimit Europian, ku mesatarja e bllokut është e qëndrueshme, në rreth 57-605 të pagës mesatare.

Në një tjetër raport të  Anketës Europiane të Kushteve të Punës (EWCS 2024), Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin në Europë, burrat shqiptarë janë ata që duan të lënë punën më vonë se çdo popull tjetër në Europë.

Mesatarisht, ata deklarojnë se do të dëshironin të punonin deri në moshën 67.4 vjeç, niveli më i lartë mes 35 vendeve të analizuara, që përfshijnë vendet e Bashkimit Europian, Ballkanin Perëndimor, vendet e EFTA-s dhe disa shtete të tjera europiane./ Monitor

Previous Post

Dënimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Kuvendi del me deklaratë të përbashkët, Niko Peleshi: Moment i dhimbshëm!

Sport Sport

Sport Sport

TË FUNDIT

Të rinjtë u lënë vendin të moshuarve! Punësimi i pensionistëve dyfishohet në tre vjet

Të rinjtë u lënë vendin të moshuarve! Punësimi i pensionistëve dyfishohet në tre vjet

September 17, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Kuvendi del me deklaratë të përbashkët, Niko Peleshi: Moment i dhimbshëm!

Dënimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Kuvendi del me deklaratë të përbashkët, Niko Peleshi: Moment i dhimbshëm!

September 17, 2026
Plagosi babanë e ish-bashkëjetueses, “arrest me burg” për dajën e Zegjine Çaushit

Plagosi babanë e ish-bashkëjetueses, “arrest me burg” për dajën e Zegjine Çaushit

September 17, 2026
Shtyhet seanca ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, mungoi anëtari i trupit gjykues

Shtyhet seanca ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, mungoi anëtari i trupit gjykues

September 17, 2026
Kontrolle në burgjet e Peqinit dhe Fierit/ Kapen celularë, procedohen 9 persona

Kontrolle në burgjet e Peqinit dhe Fierit/ Kapen celularë, procedohen 9 persona

September 17, 2026
12 protestuesit dalin para gjykatës, mbështetësit mblidhen te dera: Lironi çunat!

12 protestuesit dalin para gjykatës, mbështetësit mblidhen te dera: Lironi çunat!

September 17, 2026
Plagosi ish-vjehrrin me drapër, del sot para gjykatës së Fierit daja e deputetes socialiste Zegjine Çaushi

Plagosi ish-vjehrrin me drapër, del sot para gjykatës së Fierit daja e deputetes socialiste Zegjine Çaushi

September 17, 2026
Seancë plenare dhe protestë, policia rrethon Parlamentin, vendos gardhin metalik

Seancë plenare dhe protestë, policia rrethon Parlamentin, vendos gardhin metalik

September 17, 2026
Granit Xhaka në mbështetje të çlirimtarëve: Luftuan në tokën e tyre për lirinë e atdheut!

Granit Xhaka në mbështetje të çlirimtarëve: Luftuan në tokën e tyre për lirinë e atdheut!

September 17, 2026
Arbitrazhi i Londrës bllokon qeverinë për shtetëzimin e Aeroportit të Vlorës

Arbitrazhi i Londrës bllokon qeverinë për shtetëzimin e Aeroportit të Vlorës

September 17, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • E rëndë, elektriçisti që humbi jetën gjatë punës në Belsh nuk kishte asnjë mjet mbrojtës

    E rëndë, elektriçisti që humbi jetën gjatë punës në Belsh nuk kishte asnjë mjet mbrojtës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Parandalohet ngjarja e rëndë në Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Skandali/ Policia rrugore shoqëron kamionët e Alesios në orarin e ndalimit të qarkullimit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL