Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Ua tha Berisha në 2016!” Rama e cilësoi marre dënimin e çlirimtarëve, Noka “shpërthen” në Kuvend: I ngule thikën popullit, bëre vëlla Vuçiçin

Shkruar nga Newsbomb
“Ua tha Berisha në 2016!” Rama e cilësoi marre
Flamur Noka, Kuvend

Në fjalën e mbajtur nga foltorja e Kuvendit në seancën e sotme plenare, Flamur Noka shpërtheu ndaj kryeministrit Rama të cilin e akuzoi se u bë shkak i dënimit të çlirimtarëve të Kosovës, nga Gjykata e Hagës krijimi i të cilës ka marrë dhe votën e kreu të qeverisë shqiptare.

“A e mbani mend në 2016, Berisha lajmëroi se pazari Rama-Vuçiç ishte ai që do të ngrinte Gjykatën e Hagës që sipas kreu të PD ishte thikë për Kosovës. Sot pas 10 vitesh rezultoi Rama thikë për Kosovën.

Ju qani, bëni folklorizëm e patetizëm. Kush e urdhëroi Edi Ramën të shkonte me helikopter në Prishtinë e të votonte me urgjencë gjykatën? Për interesa të kujt shkoi Rama atje. Ishte Berisha që tha jo, është antikombëtare” tha Noka në fjalën e tij.

Ndërsa vijoi më tej me akuza të tjera duke thënë se shqiptarët e Kosovës u tradhtuan nga Edi rama pasi ky i fundit ka cilësuar presidentin e Serbisë si vëllanë e tij.

"Për interesa të kujt u bë votimi? Për Rusinë e Serbinë, për Vuçiçin. Lërini këto që thotë ai, jo marre jo. Marre është kur shet Kosovën, kur i thua vëlla Vuçiçit, i vë traun Kosovës, Kur i thua Mitrovicës tokë e askujt" vijon më tej fjala e Nokës.

Fjala e Flamur Nokës:

A e mbani mend në 2016m, Berisha lajmëroi se pazari Rama-Vuçiç ishte ai që do të ngrinte Gjykatën e Hagës që sipas kreu të PD ishte thikë për Kosovës, Sot pas 10 vitesh rezultoi Rama thikë për Kosovën.

Ju qani, bëni folklorizëm e patetizëm. Kush e urdhëroi Edi Ramën të shkonte me helikopter në Prishtinë e të votonte me urgjencë gjykatën? Për interesa të kujt shkoi Rama atje. Ishte Berisha që tha jo, është antikombëtare.

Për interesa të kujt u bë votimi? Për Rusinë e Serbinë, për Vuçiçin. Lërini këto që thotë ai, jo marre jo. Marre është kur shet Kosovën, kur i thua vëlla Vuçiçit, i vë traun Kosovës, Kur i thua Mitrovicës tokë e askujt.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese