Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përplasje mes policit dhe qytetarit te ministria e Brendshme, protestuesit “s'i mbajnë nervat”: Hiqe uniformën po ta mbajti b*tha, ta tregon babi im qejfin ty

Shkruar nga Newsbomb
Përplasje mes policit dhe qytetarit te ministria e Brendshme, protestuesit
Pamje nga momenti i perplasjes

Kanë nisur përplasjet mes protestuesve dhe forcave të Policisë. Qytetarë të shumtë, të mbledhur që prej orëve të mëngjesit jashtë ambienteve të Kuvendit, janë përplasur me efektivët e vendosur në kordon në disa pika kyçe të perimetrit të sigurisë.

Mësohet se disa protestues kanë goditur me vezë efektivët e Policisë. Në mesin e protestuesve është parë edhe Dritan Goxhaj, i cili është përpjekur të mbajë një prej qytetarëve që po përplasej me forcat e Policisë.

Gjatë momentit të tensionuar dëgjohet një efektiv policie teksa i drejtohet protestuesit duke i thënë se do ta shoqërojë në komisariat nëse vijon përshkallëzimin e situatës.

“Hajde, provoje, hajde, provoje. Hiqe uniformën po ta mbajti b*tha, ta tregon babi im qejfin ty”, dëgjohet t’i përgjigjet protestuesi efektivit.

Përplasja nisi teksa protestuesit kanë lëvizur në një marshim nga zona e qendrës tregtare drejt sheshit përpara Ministrisë së Brendshme, në një prej hyrjeve që përdoret nga deputetët për të hyrë në ambientet e Kuvendit.

Gjatë marshimit pati një përplasje mes një protestuesi dhe një efektivi të Policisë. Protestuesi pretendoi se një punonjës i Policisë i ishte drejtuar me fjalët “do ta tregoj unë”. Pas këtij momenti, situata u tensionua dhe përplasja mes palëve u përshkallëzua, ndërkohë që thuhet se njb prej protestuesve është shoqëruar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese