Lajmi i fundit

LIVE - Seancë plenare dhe protesta! - Berisha deklaratë për median para Kuvendit

‘Polici e krimit’/ Protestuesit heqin gardhin metalik, shtohen tensionet: Mos e mbroni Ramën

11:54, 17/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protestuesit “shkulin” gardhin metalik te Ministria e Brendshme.

Qytetarët e vendosur të protestojnë përpara Kuvendit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë.

Forca të shumta policore, por edhe forca speciale, janë vendosur në një perimetër shumë larg Kuvendit për të mbrojtur deputetët e mazhorancës.

Ndërkohë qytetarët protestues kanë vazhduar thirrjet: ‘Polici e krimit’ dhe ‘Mos e mbroni Ramën’.

Protestuesit kanë hedhur letra higjienike ndaj policëve, ndërsa kanë nisur shoqërimet e para të dhunshme.

Qytetarët po protestojnë prej muajsh me thirrjet ‘Rama jepe dorëheqjen’.

Sa herë zhvillohen seanca plenare, qytetarët e zhvendosin protestën e tyre përpara Kuvendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco