“Liria është fituar me gjak”, mesazhi i Dua Lipës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

17 Shtator 2026 | 12:11

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi me një total prej 81 vitesh burgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Ylli kosovar i muzikës ka shpërndarë në Instagram dy postime të publikuara fillimisht nga babai dhe menaxheri i saj, Dukagjin Lipa.

Në njërin prej postimeve shfaqet mesazhi “Liria ka emër”, i shoqëruar me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa në postimin tjetër renditen shifra që lidhen me pasojat e luftës në Kosovë.

“1 milion refugjatë, 11 mijë të vrarë, 1,024 fëmijë të vrarë, 20 mijë të dhunuar, 1,600 njerëz ende mungojnë”, thuhet në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale.

Reagimi i Dua Lipës vjen pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së, në një prej proceseve më të rëndësishme gjyqësore që lidhen me periudhën e luftës në Kosovë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Forca të shtuara policore te Qeveria e Kosovës, paralajmërohet sërish protestë pas vendimit të Hagës

Forca të shtuara të Policisë janë parë në mëngjesin e kësaj të enjteje tek objekti i Qeverisë së Kosovës. Sipas raportimeve, një protestë para objektit...
10:36 | 17/09/2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Bardhi: Duhet një qëndrim i përbashkët i të gjitha forcave politike

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD-së, Gazmend Bardhi gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarë  ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në...
10:17 | 17/09/2026

Pas tubimit te Qeveria, një grup qytetarësh u zhvendos para selisë së EULEX-it dhe hodhi një mjet piroteknik

Mbrëmë, rreth mesnatës, dhjetëra persona janë mbledhur para selisë së EULEX-it në Prishtinë, pas përfundimit të protestës së mbajtur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës....
08:37 | 17/09/2026