Rrëzohet kërkesa e PD që të mos votohet drafti për pagat e magjistratëve, Balla: Hipokrizi!. Bardhi: Tërhiqeni ligjin
Sot seancë plenare në Kuvend/ Qytetarët protestojnë para godinës: Rama jep dorëheqjen! 17 Shtator, 09:10 ...
Sot seancë plenare në Kuvend/ Qytetarët protestojnë para godinës: Rama jep dorëheqjen! 17 Shtator, 09:10 ...
VIDEO/ Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën 17 Shtator, 09:17 Nis dita e 110 e revoltë...
Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt godinës së Kryeministrisë 16 Shtator, 19:17 Dënimi i ish-...
FOTOLAJM/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg, qytetarët shpërthejnë në lot 16 Shtator, 12:0...
Në një video të publikuar në Instagram të martën në mbrëmje, Waters e quajti Sheeran-in një budalla, duke e kritikuar për situatën e krijuar pas deklaratave pro-Palestinë të Macklemore.
SHBA- Ish-kantautori i Pink Floyd, Roger Waters, i cili prej vitesh është një mbështetës i zëshëm i palestinezëve, ka sulmuar publikisht këngëtarin Ed Sheeran pas vendimit për largimin e reperit Macklemore nga turneu i tij në SHBA. Në një video të publikuar në Instagram të martën në mbrëmje, Waters e quajti Sheeran-in një budalla, duke e kritikuar për situatën e krijuar pas deklaratave pro-Palestinë të Macklemore.
“Kam vetëm një mesazh të vogël për ty”, tha Waters, ndërsa në ekran shfaqej “Ed Who?” dhe në sfond luhej një fragment nga kënga e tij “We Shall Overcome”.
“Ka dy lloje njerëzish në këtë botë. Ka njerëz që bëjnë gjënë e duhur, dhe Macklemore do të ishte një prej tyre. Pastaj ka njerëz, për fat të keq shumë prej tyre, që bëjnë gjënë e gabuar. Budallenj si ti”, u shpreh Waters, duke e mbyllur mesazhin me: “Mirupafshim”.
Macklemore u largua nga turneu i Sheeran pasi disa prej ambienteve ku ishin planifikuar koncertet e ardhshme në SHBA njoftuan organizatorët se nuk do të lejonin performancën e tij, duke kërcënuar me anulimin e shfaqjeve. Vendimi erdhi pasi, gjatë dy koncerteve në zonën e New York-ut, Macklemore shprehu mbështetjen e tij për palestinezët, duke thirrur “Liri për Palestinën”, ndërsa shfaqi pamje të shkatërrimeve në Gaza. Ai performoi gjithashtu një këngë kushtuar një fëmije palestinez gjashtëvjeçar të vrarë gjatë luftës.
Promotori i turneut, Messina Touring Group, tha se vendet ku do të zhvilloheshin koncertet nuk do të pranonin që Macklemore të ishte pjesë e programit.
“Pas diskutimeve me palët e interesuara, Macklemore nuk do të performojë në datat e mbetura të koncerteve mbështetëse”, deklaroi promotori.
Ndërkohë, të gjithë artistët e tjerë mbështetës të planifikuar për turneun e Sheeran, mes tyre Finneas, Lukas Graham dhe Aaron Rowe, u tërhoqën nga koncertet në shenjë solidariteti me Macklemore.
“Artistët nuk duhet të heshtin kur flasin për të shtypurit”, shkroi Finneas në Instagram, duke deklaruar mbështetjen e tij për Palestinën.
Ed Sheeran, nga ana e tij, mohoi se kishte marrë vetë vendimin për largimin e Macklemore. Ai tha se ishte përfshirë në diskutime me organizatorët dhe aktivistë nga të dyja palët për të gjetur një zgjidhje, por vendimi përfundimtar i takonte pronarëve të ambienteve dhe promotorit. Ndërkohë, Robert Kraft, pronari i New England Patriots, deklaroi se nuk dëshironte që Macklemore të performonte në stadiumin Gillette në Boston.
Sipas Macklemore, Sheeran i kishte thënë se Kraft kishte kontaktuar edhe pronarë të tjerë stadiumesh dhe se ata kishin vendosur një ultimatum: Nëse Macklemore do të qëndronte në turne, Sheeran nuk do të lejohej të performonte në ambientet e tyre.
Çështja ka shkaktuar reagime edhe në politikën amerikane. Kongresmenia Alexandria Ocasio-Cortez e cilësoi lejimin e pronarëve të stadiumeve për të kufizuar shprehjen politike të artistëve si një precedent të rrezikshëm./Dosja.al
Foto ilustruse Dashi Sot do të ndiheni më të vendosur për të çuar përpara një çështje që e keni...
PARIS- Kim Kardashian rrëmbeu vëmendjen e ndjekësve pas një mbrëmjeje romantike në Paris me të dashurin e saj Lewis Ha...
LONDËR- Mes figurave të shumta të njohura për vendimin e aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, kanë...
ITALI- Stilisti Italian Dario Vitale është emëruar nga shtëpia Italiane e modës si drejtori i ri krijues i linjës së s...
KOSOVË- Personazhet e njohur shqiptarë si Elvana Gjata, Xhensila Myrtezaj, Capital T dhe Ylli Limani kanë reaguar përmes postimeve në...
LOS ANGELES- Yjet e Hollywood-it shkëlqyen me veshjet e tyre në ceremoninë e Emmy 2026 të zhvilluar në Los Angeles me 14 shtator, nd&...
KOLUMBI- Këngëtari dhe aktori kolumbian, Maluma, ka ndarë lajmin se është bërë baba për herë të dyt&eum...
Foto ilustruse Dashi Një ditë dinamike ku mund të ndjeni nevojën për të vepruar menjëherë. Në punë, shma...
LOS ANGELES- Treshja Jaclyn Smith, Kate Jackson dhe Cheryl Ladd u ribashkuan në ceremoninë e Emmy 2026, 50 vjet pas premierës së &ldq...
TORONTO- Producentja e “Barbie” dhe drejtuesja e Mattel Studios, Robbie Brenner, kanë konfirmuar mundësinë e vazhdimit të...