Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë, shoqërohet Dritan Goxhaj, bashkë me të dhe dy qytetarë të tjerë (PAMJE NGA TENSIONET PARA KUVENDIT)

Shkruar nga Newsbomb
Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë,
Foto arkiv: Momenti kur Goxhaj u shoqerua ne Komisariat

Tre protestues deri më tani raportohet se janë shoqëruar nga forcat e Policisë. Mes tyre mësohet se është edhe Dritan Goxhaj. Burime për mediat bëjnë me dije se tensionet mes forcave të Policisë dhe protestuesve janë përshkallëzuar, ku këta të fundit kanë tentuar që të çajnë kordonet e Policisë, të vendosura në perimetrin e sigurisë me qëllim ruajtjen e rendit përreth Kuvendit, ku ndodhen deputetët.

Ndërkohë, një nga protestuesit i ka bërë thirrje kreut të Policisë, Skënder Hita, që të urdhërojë efektivët të mos ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve.

“I bëj thirrje drejtorit të Policisë, Skënder Hita, asnjë polic të mos ngrejë dorë mbi protestuesit e pafajshëm. Kemi të drejtë të protestojmë. Kush ushtron dhunë ndaj protestuesve do të përgjigjet para ligjit dhe Kushtetutës. Dhuna që do të ushtrohet do të jepni përgjigje në mënyrë individuale”, dëgjohet teksa thotë ai.

Në vijim Policia u ka bërë apel protestuesve që të lirojnë rrugën dhe të mos pengojnë qarkullimin.

“Bllokimi i rrugëve është vepër penale. Lironi rrugën, policia do veprojë”, ishte thirrja e Policisë drejtuar protestuesve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese