AKTUALITET /

“Qenkan të gjithë shqiptarët hajduta pra”, me cigare në dorë Kryemadhi këshillon protestuesit: S'keni gjë në vijë

Shkruar nga Versus

“Qenkan të gjithë shqiptarët hajduta pra”, me cigare

Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u përball me protestuesit pasi doli nga Gjykata e Posaçme. Teksa mbante një cigare në dorë, Kryemadhi u bëri thirrje protestuesve të organizoheshin.

“Strukturohuni se ndryshe nuk keni gjë në vijë”, u ka thënë Kryemadhi, duke shtuar “kam eksperiencë unë në këtë fushë”.

Por kjo këshillë e saj hasi në kundërshti nga protestuesit dhe ish-deputetja u përgjigj sërish duke thënë: “Mua nuk më ka votuar populli, më ka votuar shoqëria ime. Edi Ramën e ka votuar populli”. Versus.al

Poll