• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Deputetja: Më penguan të flas në Kuvend, shteti shqiptar ka heshtur

by editor
September 17, 2026
in Aktualitet, Politike
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Deputetja: Më penguan të flas në Kuvend, shteti shqiptar ka heshtur
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke ngritur pikëpyetje mbi qëndrimin e institucioneve shqiptare.

Në një prononcim për News24, Koçeku tha se kishte kërkuar të merrte fjalën në Kuvend për të kërkuar përgjegjësi lidhur me mënyrën se si shteti shqiptar është angazhuar ndër vite për çështjen e Kosovës, por pretendoi se nuk iu dha mundësia të fliste.

Sipas saj, bëhet fjalë për një çështje që prek shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve dhe për të cilën, sipas interpretimit të saj, institucionet shqiptare kanë detyrime kushtetuese.

“Kam kërkuar fjalën për të kërkuar përgjegjësi dhe përgjigje ndaj neglizhencës nga institucionet shqiptare ndër vite për çështjen e Kosovës”, u shpreh Koçeku.

Ajo kritikoi gjithashtu mënyrën se si janë përdorur marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, duke argumentuar se konsolidimi i vendit në arenën evropiane duhet të shërbejë edhe për çështje që lidhen me interesat kombëtare.

“Çështja e Kosovës është neglizhuar sistematikisht. Shteti shqiptar është konsoliduar në marrëdhëniet ndërkombëtare, por për çfarë po përdoren këto miqësi nëse nuk i vendosim në shërbim të interesave shtetërore këto lidhje?”, deklaroi ajo.

Në vijim, deputetja pretendoi se këto marrëdhënie janë përdorur më shumë për interesa politike sesa për atë që ajo e cilësoi si “dinjitetin e shtetit”.

“Detyrim kushtetues për shtetin tonë shqiptar është që t’u garantojë mbrojtje, liri dhe të drejta të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë kufirit”, tha Koçeku.

Previous Post

“Urime për look-un e ri”! Deputeti ironizon Zegjine Çaushin, ajo ‘shpërthen’: Psikopat

editor

editor

TË FUNDIT

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Deputetja: Më penguan të flas në Kuvend, shteti shqiptar ka heshtur

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Deputetja: Më penguan të flas në Kuvend, shteti shqiptar ka heshtur

September 17, 2026
“Urime për look-un e ri”! Deputeti ironizon Zegjine Çaushin, ajo ‘shpërthen’: Psikopat

“Urime për look-un e ri”! Deputeti ironizon Zegjine Çaushin, ajo ‘shpërthen’: Psikopat

September 17, 2026
Tensionet në protestë/ Protestuesit heqin gardhin metalik para Ministrisë së Brendshme

Tensionet në protestë/ Protestuesit heqin gardhin metalik para Ministrisë së Brendshme

September 17, 2026
Shqipëria me ujë “me turne”/ Vetëm Lezha arrin 24 orë, Kamza mbetet në 4 orë

Shqipëria me ujë “me turne”/ Vetëm Lezha arrin 24 orë, Kamza mbetet në 4 orë

September 17, 2026
Përshkallëzon protesta jashtë Kuvendit/ Qytetarët godasin me vezë efektivët e policisë, arrestohet një person

Përshkallëzon protesta jashtë Kuvendit/ Qytetarët godasin me vezë efektivët e policisë, arrestohet një person

September 17, 2026
PD kërkoi heqjen nga rendi i ditës, PS rrëzon kërkesën për projektligjin e magjistratëve

PD kërkoi heqjen nga rendi i ditës, PS rrëzon kërkesën për projektligjin e magjistratëve

September 17, 2026
Të rinjtë u lënë vendin të moshuarve! Punësimi i pensionistëve dyfishohet në tre vjet

Të rinjtë u lënë vendin të moshuarve! Punësimi i pensionistëve dyfishohet në tre vjet

September 17, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Kuvendi del me deklaratë të përbashkët, Niko Peleshi: Moment i dhimbshëm!

Dënimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Kuvendi del me deklaratë të përbashkët, Niko Peleshi: Moment i dhimbshëm!

September 17, 2026
Plagosi babanë e ish-bashkëjetueses, “arrest me burg” për dajën e Zegjine Çaushit

Plagosi babanë e ish-bashkëjetueses, “arrest me burg” për dajën e Zegjine Çaushit

September 17, 2026
Shtyhet seanca ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, mungoi anëtari i trupit gjykues

Shtyhet seanca ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, mungoi anëtari i trupit gjykues

September 17, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • E rëndë, elektriçisti që humbi jetën gjatë punës në Belsh nuk kishte asnjë mjet mbrojtës

    E rëndë, elektriçisti që humbi jetën gjatë punës në Belsh nuk kishte asnjë mjet mbrojtës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Parandalohet ngjarja e rëndë në Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Skandali/ Policia rrugore shoqëron kamionët e Alesios në orarin e ndalimit të qarkullimit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL