Pas dyshimeve të demokratëve për sukseset e arritura nga testimi ndërkombëtar PISA 2025, ku Shqipëria la pas rajonin, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro zbuloi se mbledhja e radhës e Bordit të Pizës për 2026 do të mbahet në Tiranë.
Në kundërpërgjigjen e saj ndaj dyshimeve të ngritura nga Luan Boçi, Kumbaro theksoi se qeveria gjithmonë ka në fokus fëmijët shqiptarë dhe sukseset e tyre.
Po ashtu, Kumbaro theksoi se qeveria ka dhënë ndihmë financiare për gjeniun nga Cërriku, 15-vjeçarin Lorik Qose dhe mësuesen e tij e cila e ka përkrahur në rrugëtimet e tij në Olimpiada Botërore ku ai ka shënuar suksese.
“Do të marr shembull djalin e talentuar nga Cërriku që ka marrë pjesë në dhjetëra olimpiada në botë. Ka shumë fëmijë që marrin pjesë në olimpiada botërore. Djaloshi në fjalë nga cërriku, bashkia i ka akorduar një bursë të përmuajshme atij dhe kanë dhënë një shpërblim të konsiderueshëm financiar dhe për mësuesen që e ka mbështetur.
Mund ta pyesni për konfirmim. Për ne fëmija shqiptar është qëllimi. Kemi një shifër interesante nga regjistrimet e fundit, vetëm në dy javët e fundit 1200 nxënës kanë kaluar nga armimi parauniversitar privat në arsimin parauniversitar publik. Bordi i Pizës për vitin 2026 mbledhjen organizatore do ta bëjë në Tiranë, këtë vjeshtë” tha Kumbaro në fjalën e saj të mbajtur në seancën e sotme.




