Protestuesit janë zhvendosur sërish nga bulevardi ku ndodheshin pak më parë.
Gjatë marshimit, ata kanë bllokuar rrugën duke përmbysur koshat e mbeturinave në afërsi të selisë së PD, ndërsa janë përballur me kordonin e policisë.
Sakaq, paralelisht po mbahet seanca plenare e radhës, ndërsa qytetarët nuk janë lejuar që t’i afrohen Kuvendit, zonë që është bllokuar me gardh metalik.













