AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dy ish-drejtorë të ASHK-së Fier nën akuzë për tjetërsim të 1143 ha toke në Seman

Sipas Prokurorisë së Fierit, dy ish-drejtorët e ASHK-së Fier, Bardhyl Kapaj e Ertis Shehu, si dhe një jurist i këtij institucioni, regjistruan në emër të disa shtetasve 1143 ha tokë në fshatrat Seman i Ri dhe Sheq Marinas, duke pranuar dy vendime të falsifikuara për kthimin e tokave, pa kryer verifikimet që kërkon ligji, madje iu dhanë më shumë tokë nga sa përcaktohej në aktet e falsifikuara.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
1 minute më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
prokuroria fier
Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier.

Prokuroria e Fierit njoftoi të enjten më 17 shtator arrestimin e dy ish-drejtorëve të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Fier, Bardhyl Kapaj e Ertis Shehu, të një specialisti të këtij institucioni, si dhe të një shtetasi tjetër që ka përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve 1143 hektarë tokë në zonën e Semanit. Të proceduarit po hetohen për veprat penale “falsifikimi i dokumenteve”, “shpërdorimi i detyrës”, si dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”.

Me kërkesë të prokurorisë, janë sekuestruar 76 ngastra toke, me sipërfaqe totale prej 1143 hektarësh tokë, si dhe 150 mijë euro.

Nga hetimi ka rezultuar se përfituesi i tokave, shtetasi K.H., ka paraqitur si tituj pronësie dy vendime të falsifikuara të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier, duke arritur të regjistrojë në bashkëpronësi të tij dhe katër personave të tjerë ngastrat e tokave që janë sekuestruar, që gjenden në fshatin Seman i Ri dhe Sheq Marinas, Fier. I hetuari K.H., në cilësinë e bashkëpronarit dhe përfaqësuesit të bashkëpronarëve të tjerë, me anë të një prokure të posaçme të falsifikuar, u ka shitur këtë tokë dy shoqërive të ndryshme.

Sipas prokurorisë, dy ish-drejtorët dhe juristi i proceduar i ASHK-së Fier kanë regjistruar në kundërshtim me ligjin këto prona në bashkëpronësi të shtetasit K.H., duke mos kërkuar konfirmimin e vendimeve të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier nga Agjencia e Trajtimit të Pronës. Hetuesit vlerësojnë se nga kryerja e një verifikimi të tillë do të kishte rezultuar se vendimet e paraqitura prej përfituesit të tokës ishin të falsifikuara.

Po ashtu, ka rezultuar se ish-drejtori Bardhyl Kapaj, kur ka kryer regjistrimin e një prej këtyre ngastrave, ka tejkaluar sipërfaqen e përcaktuar sipas vendimit të falsifikuar, duke sjellë përfitimin e një sipërfaqeje tjetër të konsiderueshme nga ana e K.H.

Ndërkohë, ish-drejtori Ertis Shehu dhe juristi P. Ç., kur kanë regjistruar këto pasuri, kanë ndryshuar zërin kadastral të sipërfaqes së regjistruar në pronësi të shtetasit K.H. dhe bashkëpronarëve të tjerë, nga tokë arë në tokë pa frut. Këtë ndryshim e kanë realizuar pa pasur një akt administrativ nga Këshilli i Ministrave, Ministria e Bujqësisë apo Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Fier.

Etiketa: Agjencia Shteterore e KadastresASHK FierBardhyl KapajErtis Shehufalsifikim dokumenteshPastrim parashProkuroria e Fieritsekuestrim proneSeman i RiSheq MarinasShpërdorim detyretjetërsim pronetoka bujqësore
prokuroria fier

Dy ish-drejtorë të ASHK-së Fier nën akuzë për tjetërsim të 1143 ha toke në Seman

12:13 | 17/09/2026
813790876 17980036374094322 4954836779535760720 n

PS refuzon hetimin parlamentar për kontratat e shoqërisë “KAYO”

12:03 | 17/09/2026
protesta para kryeministrise

Censurë, IA dhe deepfake: Lufta online rreth ‘Revolucionit të Flamingove’

07:45 | 17/09/2026
Prokurorët rikthejnë në KLP Vatë Stakën dhe Moisi Dudën

Institucionet e drejtësisë kundërshtojnë projektligjin për pagat e magjistratëve

17:51 | 16/09/2026
prishtine 16.09.2026 foto lsa

Ish-presidenti Hashim Thaçi dhe liderët e UÇK-së dënohen për krime lufte

13:07 | 16/09/2026
lefter koka

Apeli i Posaçëm riçel gjykimin për pasurinë e Lefter Kokës

11:33 | 16/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.