Protestuesit bllokojnë rrugën përpara selisë së PD-së, përmbysin koshat e mbeturinave në rrugë

17 Shtator 2026 | 12:36

Janë shënuar sërish tensione në protestën e sotme, e cila po mbahet jashtë Kuvendit, ku në të njëjtën kohë brenda Parlamentit po mbahet seanca e radhës plenare.

Sipas raportimeve, tensione janë shënuar përpara selisë së Partisë Demokratike, ku protestuesit kanë bllokuar rrugën, duke zhvendosur dhe hapur koshat e mbeturinave në rrugë.

Ndërkohë, pas këtij incidenti kanë ndërhyrë forcat e Policisë, të cilat kanë vijuar me zhvendosjen e protestuesve dhe zhvendosjen në krah të rrugës të koshave të mbeturinave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha nga Kuvendi: Vuçiç dhe Rama janë përgjegjës direkt për atë që ndodhi në Hagë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend ka folur lidhur me dënimin e ish-krerëve te UÇK-së nga...
12:47 | 17/09/2026

Protesta para Kuvendit, protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë (VIDEO)

Tensionet po vijojnë në protestën e sotme para Kuvendit. Protestues të tjerë janë bashkuar pranë ambienteve të Kuvendit për tu bashkuar me pjesën tjetër të...
12:24 | 17/09/2026

Protestuesit çajnë gardhin metalik, ndërhyn policia (VIDEO)

Tensionet në protestë po vijonë teksa protestuesit kanë arritur të çarë gardhin metalik i cili është vendosur nga policia në një perimetër të gjerë pranë...
11:56 | 17/09/2026