Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Me emblemën e UÇK-së pranë zemrës, Sali Berisha bën fajtor Edi Ramën: Ti dhe Vuçiç jeni përgjegjës për atë që ndodhi në Hagë

Shkruar nga Newsbomb
Me emblemën e UÇK-së pranë zemrës, Sali Berisha
Sali Berisha sot ne Kuvend

Vendimi i dhënë ditën e djeshme nga Gjykata e Hagës, e cila dënoi në total me 81-vite burg ish-krerët e UÇK-së, është bërë tema kryesore e diskutimit të seancës së sotme plenare.

Ndërkohë në fjalën e tij në Kuvend, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili në veshjen e tij sot kishte përfshirë edhe një emblemë të UÇK-së, ashtu si të gjithë deputetët demokratë, bëri përgjegjës Aleksandar Vuçiç dhe Edi Ramën. Teksa më tej iu drejtua kreut të Kuvendit Niko Peleshi se kryeministri “është zhdukur” për shkak se ai nuk është prezent në seancën e sotme.

“Si mundeni të heshti para këtij fakti? Në qoftëse qeveria porosit punë të pista kryepis është ai që porositi punë, edhe është kryeministri së fundi ai padrinoja juaj.  

Në qoftë se ka një njeri më përgjegjës direkt për atë që ndodhi (referuar vendimit të Hagës) është Alaksandar Vuçiç dhe argati i tij në Tiranë Edi Rama. Ku e keni tani? Është fshehur, apo ministri atij ku e keni tani? Se zhduken këta.

Një minutë Niko ja ku e ke zëvendësin aty e ke, e gati edhe të jesh i bindur”, u shpreh kreu demokrat ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese