web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha në Kuvend: Rama dhe Vuçiç, përgjegjës direktë për dënimet e Hagës

17 Shtator 2026, 12:47, Politikë CNA

Berisha në Kuvend: Rama dhe Vuçiç, përgjegjës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, janë përgjegjës për vendimin e marrë dje nga Gjykata e Hagës për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.

“Së fundi, ai Padrinoja juaj, pas kësaj që ndodhi në Hagë, në qoftë se ka njeri më përgjegjës direkt për atë që ndodhi, është Aleksandër Vuçiç dhe argati i tij Edi Rama.

Ku e keni tani, e keni parë të çelë ndonjë gojë, më thoni pak çfarë tha ai?

Thuaj çfarë fjalë ka shqiptuar?

Apo ai ministri i tij? Se u zhdukën këta.

Këta sjellin këtë, që ky ka imunitet të vjedhë ditë e natë dhe thotë faleminderit, më lini të vjedh më shumë. Ky që kam këtu. Se ky mobilizon të gjithë familjen, u jep kompani.

Niko, ja ku e ke zëvendësin, aty e ke. Niko, të thashë se e ke zëvendësin gati. Po, po, do e heqin edhe atë”,-tha Berisha./CNA





Lajmet e fundit nga