Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara në Hagë, që dënoi me 81 vite burg në total Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, ka sjellë reagime të shumta në mbarë Kosovën. Mes reagimeve ka qenë edhe këngëtarja me famë botërore Dua Lipa e cila përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë disa postime të publikuara më parë nga babai dhe menaxheri i saj, Dukagjin Lipa.
Në një postim të bërë së fundi Dua ka shkruar: “Liria është fitu me gjak. Me gjakun e dëshmorëve që dhan jetën për liri. Askush nuk ka të drejtë ta njollosë luftën tonë për liri.
Askush nuk ka të drejtë të njollosë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe idealin e mijëra të rinjve e të rejave që dhan jetën për lirinë që e gëzojmë sot. UÇK është dhe gjithmonë do të mbetet simbol i lirisë dhe pavarsisë sonë. Liria ka emër.”
