web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Punonjësit e ASHK Fier dhe një pronar u kapën në abuzim/ Ekzekutohen masat e sigurisë për 4 shtetasit

17 Shtator 2026, 12:55, Kronika CNA


Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për shtetasit e përfshirë në falsifikim dokumentesh të një sipërfaqeje toke dhe shpërdorim detyre.

Bëhet fjalë për dy ish-drejtorë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës që janë arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Fierit. Në pranga janë vënë edhe një specialist i ASHK-së dhe shtetasi K.H., përfitues i pronës.

Në përfundim të operacionit policor “Stolen Land”, u ekzekutuan masat e sigurisë për:

- E. Sh. dhe B. K., me detyrë ish-drejtues të ASHK-së;

- P. Ç., me detyrë specialist, jurist pranë ASHK-së;

- K. H., përfitues i pronave.

Ekzekutimi i masave të sigurisë u krye pasi këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë regjistruar në pronësi të shtetasit K. H. sipërfaqe toke, duke shfrytëzuar pozicionet e tyre të punës, si dhe duke falsifikuar dokumentacionin përkatës.

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga DVP Fier, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe DVP Vlorë, u ekzekutuan masat e sigurimit personal dhe pasuror ndaj shtetasve të mësipërm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./CNA





Lajmet e fundit nga