Rrëzohet kërkesa e PD që të mos votohet drafti për pagat e magjistratëve, Balla: Hipokrizi!. Bardhi: Tërhiqeni ligjin
Sot seancë plenare në Kuvend/ Qytetarët protestojnë para godinës: Rama jep dorëheqjen! 17 Shtator, 09:10 ...
Sot seancë plenare në Kuvend/ Qytetarët protestojnë para godinës: Rama jep dorëheqjen! 17 Shtator, 09:10 ...
VIDEO/ Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën 17 Shtator, 09:17 Përshkallëzohet sit...
Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt godinës së Kryeministrisë 16 Shtator, 19:17 Dënimi i ish-...
FOTOLAJM/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg, qytetarët shpërthejnë në lot 16 Shtator, 12:0...
E konceptuar për herë të parë në këtë format, nisma do të shtrihet deri në dhjetor 2026, duke përfshirë disa bashki nga veriu në jug të vendit. Synimi është të afrojë qytetarët me informacionin, të drejtat dhe mekanizmat institucionalë të mbrojtjes nga diskriminimi, veçanërisht në zonat ku aksesi në këto mekanizma është më i kufizuar.

Më 23 shtator, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nis nga Malësia e Madhe një cikël takimesh në terren, në kuadër të nismës së re “Udhëtimi në Shqipëri”, që do ta çojë institucionin drejtpërdrejt pranë qytetarëve dhe komuniteteve lokale.
E konceptuar për herë të parë në këtë format, nisma do të shtrihet deri në dhjetor 2026, duke përfshirë disa bashki nga veriu në jug të vendit. Synimi është të afrojë qytetarët me informacionin, të drejtat dhe mekanizmat institucionalë të mbrojtjes nga diskriminimi, veçanërisht në zonat ku aksesi në këto mekanizma është më i kufizuar.
Ndalesa e parë, më 23 shtator në Malësinë e Madhe, do të ketë në fokus barazinë në aksesin në shërbimet publike. Një ditë më pas, më 24 shtator, “Udhëtimi në Shqipëri” do të vijojë në Fushë-Arrëz, ku vëmendja do të përqendrohet te mbrojtja nga diskriminimi në komunitetet rurale dhe sfidat që qytetarët hasin në aksesin në arsim, punësim dhe shërbime publike.
Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, znj. Genta Tafa (Bungo), së bashku me ekipin e institucionit, do të zhvillojë takime të drejtpërdrejta me qytetarë, përfaqësues të institucioneve vendore, shkollave dhe organizatave të shoqërisë civile, si dhe me grupe në situata vulnerabiliteti.
“Mbrojtja nga diskriminimi nuk duhet të mbetet vetëm brenda dyerve të institucionit. Duam të shkojmë atje ku janë qytetarët, t’i dëgjojmë nga afër, t’i informojmë për të drejtat dhe mekanizmat që kanë në dispozicion dhe, mbi të gjitha, të kuptojmë pengesat konkrete me të cilat përballen në jetën e përditshme. Barazia merr kuptim kur qytetari e ndien atë në aksesin në arsim, në punësim, në shërbime publike dhe në marrëdhënien me institucionet”, shprehet Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Genta Tafa (Bungo).
Përmes dialogut të drejtpërdrejtë, KMD synon jo vetëm të informojë qytetarët për të drejtat e tyre dhe mënyrën e paraqitjes së një ankese, por edhe të evidentojë nga afër pengesat konkrete me të cilat ata përballen. Nisma synon gjithashtu të nxisë reagimin dhe bashkëpunimin institucional për adresimin e problematikave të konstatuara në nivel vendor.
Pas Malësisë së Madhe dhe Fushë-Arrëzit, “Udhëtimi në Shqipëri” do të vijojë në Kukës, Bulqizë, Klos, Librazhd, Mallakastër, Kolonjë dhe Përmet, për t’u përmbyllur më 2 dhjetor në Rrëshen.
Në qendër të takimeve do të jenë çështje që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, nga barazia në punësim dhe të drejtat e grave dhe vajzave, te aksesueshmëria për personat me aftësi të kufizuara, diversiteti, arsimi gjithëpërfshirës dhe mekanizmat që ligji vë në dispozicion për mbrojtjen nga diskriminimi.
Duke e çuar institucionin më pranë qytetarëve, veçanërisht në komunitetet ku informacioni dhe aksesi në mekanizmat e mbrojtjes mund të jenë më të kufizuara, KMD synon ta bëjë parimin e barazisë më të prekshëm në praktikë. Nisma lidhet njëkohësisht me forcimin e standardeve për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe me angazhimet e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.
Pamje TIRANA- Situata jashtë ambienteve të Kuvendit është përshkallëzuar sërisht, pasi policia ka nisur shoqërimet ...
Protesta TIRANA- Protesta qytetare në Tiranë kundër qeverisë dhe klasës së korruptuar poltike është përshkall&...
Pamje TIRANA- Qytetarët po zhvillojnë protestën e paralajmëruar jashtë ambienteve të Kuvendit, ndërsa në Kuvend po ...
Pamje TIRANA- Protestuesit po vijojnë protestën, ndërsa i kanë bërë thirrje policisë që të bashkohen me ta. At...
Pamje TIRANA- Protestuesit pas heqjes së gardhit metalik të vendosur pranë Ministrisë së Mbrojes kanë nisur marshimin drejt K...
Pamje TIRANA- Situata jashtë ambienteve të Kuvendit është përshkallëzuar sërish pasi qytetarët kanë shkulur&nb...
Pamje TIRANA- Situata jashtë Kuvendit është tensionuar dhe policia ka nisur shoqërimin e protestuesve. Policia ka shoqëruar nj&eum...
Pamje TIRANA- Protesta e qytetarëve jashtë Parlamenti është përshkallëzuar, ku protestuesit kanë goditur me vezë ef...
Pamje TIRANA- Protesta para Kuvendit po vijon, ndërsa në Kuvend ka nisur seanca plenare. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministr...
FIER- Katër persona janë arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Fierit, në kuadër të një hetimi pë...