web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vodhën me dhunë xhiron ditore në dy karburante në Bulqizë/ Në kërkim dy autorët

17 Shtator 2026, 13:26, Kronika CNA

Vodhën me dhunë xhiron ditore në dy karburante në

Një 32-vjeçar është shpallur në kërkim si autor i vjedhjes me dhunë të xhiros ditore në dy pika karburanti në Bulqizë dhe Fushë-Bulqizë.

Në kërkim është shpallur shtetasi A. H., banues në Bulqizë, i cili dyshohet se, në bashkëpunim me një person tjetër ende të paidentifikuar, rreth orës 00:54, ka shkuar në dy pika karburanti, në Bulqizë dhe Fushë-Bulqizë, ku u kanë vjedhur me dhunë punonjësve të këtyre pikave xhiron ditore (18.300 dhe 38.600 lekë).

Bëhet me dije se policia ka gjetur dhe sekuestruar automjetin tip “Toyota”, pa targa, si dhe një motomjet, të dyshuar se janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Njoftimi i policisë:

Vodhën me dhunë xhiron ditore në dy pika karburanti, identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri prej autorëve, vijon puna për identifikimin e autorit tjetër.

Sekuestrohen një automjet tip “Toyota” dhe një motomjet, të dyshuar se janë përdorur gjatë ngjarjes.

Ndërkohë, vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të shpallur në kërkim.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Dibër, organizuan punën dhe kryen veprime të shpejta hetimore, duke bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar.

Si rezultat, u shpall në kërkim shtetasi A. H., 32 vjeç, banues në Bulqizë, i cili dyshohet se, në bashkëpunim me një person tjetër ende të paidentifikuar, rreth orës 00:54, ka shkuar në dy pika karburanti, në Bulqizë dhe Fushë-Bulqizë, ku u kanë vjedhur me dhunë punonjësve të këtyre pikave xhiron ditore (18.300 dhe 38.600 lekë).

Në vijim të veprimeve dhe kontrolleve të kryera në zonë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan automjetin tip “Toyota”, pa targa, si dhe një motomjet, të dyshuar se janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personit tjetër të përfshirë në ngjarje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /CNA





Lajmet e fundit nga