web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministrja Spahiu bën zotim: O sjell PET-Scanin deri në fillim të 2027, o jap dorëheqjen

17 Shtator 2026, 13:34, Politikë CNA

Ministrja Spahiu bën zotim: O sjell PET-Scanin deri në fillim të

Ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, foli sot gjerësisht për gjendjen e këtij sistemi në vend.

Duke folur në Kuvend gjatë seancës plenare, Spahiu tha se e di çfarë ka ndodhur deri më sot me shërbimet shëndetësore dhe çfarë duhet t’u ofrohet shqiptarëve.

Ministrja u zotua edhe për sjelljen deri në fillim të vitit të ardhshëm të PET-Scanit.  

“Është një sfidë kombëtare. E kuptoj që ju bëni zhurmuesin, por unë jam e vendosur. Kam 32 vite në sistem, kam 16 vite deputete dhe 16 vite në Komisionin e Shëndetësisë. Mos harroni një gjë, unë di shumë mirë ça ka ndodhur, ça ndryshimesh ka pasur sistemi dhe çfarë do t'u ofrojë qytetarëve shqiptarë. Çdo orë e punës sime do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe pacientëve dhe çdo ankesë e tyre, zyra ime është e hapur që në ditën e parë të punës. Nga ora 8:00 deri në 8:00 të darkës. Dhe nuk do të lejoj sa të jem unë këtu ministre e Shëndetësisë, nuk do t'ju lejoj që të dezinformoni. Në janar fillon instituti i Onkologjisë, në fillim të vitit 2027 unë o e sjell PET-scanin ose jap dorëheqjen. Ja ku po ua them këtu”, tha Spahiu./CNA





Lajmet e fundit nga