E enjte, 17 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Plagosën me thikë vëllezërit pas një konflikti në Sarandë, arrestohen 3 të rinj

Ilustrim · Vizion Plus

Tre të rinj janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Sarandës, pasi dyshohet se plagosën me mjete prerëse dy vëllezërit, Elidon dhe Mario Shukulli pas një konflikti në qytet.

Në pranga kanë rënë K. A., 22 vjeç, A. S., 19 vjeç dhe E. B., 19 vjeç, banues në Sarandë.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:35, në lagjen nr. 1 të Sarandës. Tre të rinjtë dyshohet se janë konfliktuar me dy vëllezër, për motive të dobëta.

Gjatë konfliktit, Mario Shukulli 20 vjeç, dhe Elidon Shukulli ., 25 vjeç, janë goditur me mjete prerëse dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin e autorëve të dyshuar. Falë reagimit në kohë, tre të rinjtë janë lokalizuar, kapur dhe arrestuar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.