POLITIKË /

Premtimi i Spahiut për Onkologjikun: Në fillim të 2027 ose e sjell PET Skanerin ose dorëhiqem

Shkruar nga Versus

Premtimi i Spahiut për Onkologjikun: Në fillim të 2027 ose e

Sot në seancën plenare pati një interpelancë të kërkuar nga deputetët e PD me ministren e re të Shëndetësisë, Klodiana Spahiu.

Deputeti Bardh Spahiu risolli në vëmendje faktin se në spitalin Onkologjik nuk ka ende një aparat PET-CT (Pet Skaner) funksional. Nga ana tjetër ministrja premtoi se në janar të vitit 2027 kjo pajisje do të jetë në spitalin Onkologjik ose në të kundërt do të japë dorëheqjen.

“Unë kam 32 vjet në sistem. Kam 16 vjet deputete, kam 16 vjet në Komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale. Dhe mos harroni një gjë. Unë e di shumë mirë se çfarë është bërë, çfarë ka ndodhur, çfarë ndryshimesh ka patur sistemi, çfarë do bëj me Institutin e Onkologjisë, çfarë do t'i ofroj qytetarëve shqiptarë. Vetëm një gjë mbajeni mend, që nga ana ime, çdo orë e punës time do jetë në shërbim të qytetarëve, do jetë në shërbim të pacientëve dhe çdo ankesë e tyre... zyra ime është e hapur, që në ditën time të parë të punës, nga ora 8:00 deri në orën 8:00 të darkës. Dhe nuk do lejoj, nuk do lejoj, sa të jem unë këtu Ministre e Shëndetësisë, nuk do ju lejoj që të dezinformoni. Në janar fillon Instituti i Onkologjisë. Në fillim të vitit 2027, unë o e sjell atë PET Skanerin, ose jap dorëheqjen. Ja ku po jua them juve këtu”- tha ministrja mes të tjerash. Versus.al

Poll