Një sherr me mjete prerëse ka përfunduar me dy të plagosur dhe tre të arrestuar mbrëmjen e së mërkurës, 16 shtator, në lagjen nr. 1 të qytetit të Sarandës.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, të prangosurit janë të rinjtë K. A. (22 vjeç), A. S. (19 vjeç) dhe E. B. (19 vjeç), të gjithë banues në Sarandë. Ata akuzohen se rreth orës 22:35 janë konfliktuar për motive të dobëta me dy vëllezërit M. Sh., 20 vjeç, dhe E. Sh., 25 vjeç.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”.













