Theu masën e “arrestit në shtëpi” dhe vodhi 16 lokale, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë i ndaluar për të njëjtën vepër

17 Shtator 2026 | 14:05

Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës këtë të enjte pasi është autori i 16 rasteve të vjedhjes të lokaleve në kryeqytet, duke ju marrë shumat e parave.

Sipas raportimit të policisë në pranga ka rënë Ergi Gjeçi, 34 vjeç, i cili ndodhej në masën arrest me shtëpi për të njëjtën vepër. Ndërkohë, mësohet se 34-vjeçari i ka kryer vjedhjet përgjatë muajit gusht dhe shtator.

Njoftmi i plotë i policisë:

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në bazë të kallëzimeve nga administratorë lokalesh në zona të ndryshme të kryeqytetit, për vjedhje me thyerje në subjekte, të produkteve dhe shuma të parave, shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 1, Nr. 2, Nr. 3 dhe Nr. 4 finalizuan operacionin e koduar “Broken Door”, gjatë të cilit u ndalua nga shërbimet e Komisariatit Nr. 1, autori i dyshuar i 16 prej këtyre rasteve, shtetasi E. Gj., 34 vjeç.

Nga këto veprime dyshohet se i ndaluari, gjatë periudhës gusht-shtator 2026, ka vjedhur me thyerje, shuma parash dhe produkte, në 8 lokale në territorin në juridiksionin e Komisariatit Nr. 2, në 4 lokale në territorin në juridiksionin e Komisariatit Nr. 3, në 2 lokale në territorin në juridiksionin e Komisariatit Nr. 1 dhe në 2 lokale në territorin në juridiksionin e Komisariatit Nr. 4.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 34-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

Hetimet vijojnë për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht, veprimtarinë kriminale të shtetasit E. Gj., në fushën e vjedhjeve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarmoi policinë për bombë në shkollën “Emin Duraku”, Gjykata e Tiranës: Detyrim paraqitje për 47-vjeçarin

Gjykata e Tiranës këtë të enjte ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje për Mandi Jataganin cili u arrestua pasi alarmoi policinë për alarm fals...
13:55 | 17/09/2026

Plagosën me thikë dy persona pas një sherri, në pranga 3 të rinjtë në Sarandë

Tre persona janë vënë në pranga nga policia në Sarandë lidhur me plagosjen e dy vëllezërve të regjistruar mbrëmjen e së mërkurës. Policia bën me...
13:42 | 17/09/2026

Tensionet në protestë, 11 të shoqëruar në Komisariatin nr.1

Pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së sotme para ambienteve të Kuvendit dhe Ministrisë së Brendshme mësohet se 11 persona janë shoqëruar. Të shoqëruarit mësohet...
13:27 | 17/09/2026