web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Shko pi kafe”/ Këshilla e Berishës për ministren e Shëndetësisë

17 Shtator 2026, 13:56, Politikë CNA

“Shko pi kafe”/ Këshilla e Berishës për ministren e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë fjalën në Kuvend, pas interpelancës me ministren e Shëndetësisë, Klodiana Spahiun.

Berisha u shpreh se paraardhësja e saj, Evis Sala, dha dorëheqjen sapo iu propozua ajo që ai e cilësoi si “skema e vjedhjes më të madhe të të sëmurëve”.

Më tej kryedemokrati kishte dhe një këshillë për ministren, e cila ishte, të pinte kafe me Mirlinda Karçanajn.

Ndër të tjera, ai tha se Spahiu nuk duhet të dalë dhe të mbrojë skandalet e ndodhura në shëndetësi para se ajo të merrte detyrën.

“Kësaj zonje që ikën kështu dhe që u betua dhe u stërbetua këtu, duhet t’i them dy fjalë. Pararendësja juaj, ajo ka qenë një studiuese e rrallë, ua them unë, me punime që po t’u marrësh ju të gjithëve së bashku, nuk bëni as një të dhjetën e saj. Në Kembrixh dhe në universitete të tjera. Në një moment të caktuar, kur thoni ia mori ai mendjen dhe pranoi detyrën e ministres. E vërteta, me dorëheqjen e saj, ajo mbrojti integritetin e vet, duhet ta them, pavarësisht nga akuzat e lëshuara mbi të, por ajo kur erdhi puna që iu propozua skema e vjedhjes më të madhe të të sëmurëve, ajo tha mirupafshim. Pasardhësja u betua, u stërbetua këtu, kam vetëm një këshillë, shko dhe pi një kafe, jo me Lindën e Surrelit, por me Lindën tjetër. Jo me patronazhisten, por me atë drejtoreshën dhe të të rrëfejë ajo dramën e saj në mënyrë që uroj të mbledhësh mendjen dhe të japësh dorëheqjen një minutë e më parë nga ajo detyrë se fillim më të mbrapshtë nuk mund të kishte se të fusje aty patronazhisten e Surrelit, Lindën e Surrelit, kunati i së cilës është faktikisht strumbullari i të gjithë vjedhjeve të qindra miliona eurove në AKSHI.

Dhe nuk i del emri vetëm se është kunati i Lindës. Pra, meqë the për disa të dhëna, unë t’i jap ty të sakta fare. Pa dyshim që sistemi shëndetësor gjithnjë ka nevojë shumë të madhe për t’u përmirësuar, por një gjë kishte, në ato vite Shqipëria renditej e treta në Europë për aksesin, pra për mungesën e radhës. Së dyti, nuk kishte mungesa ilaçesh për sëmundjet malinje sepse në mënyrë absolute u bliheshin me çdo kusht. Së treti, një sistem mbi 100 milionë euro u investua në imazheri. Pra, nuk them se nuk kishte të meta, por statistikat tregojnë se sot shqiptarët paguajnë 50 për qind më shumë nga xhepi nga sa paguanin në ato vite. Mos bëj avokatinë e atyre akteve të tmerrshme, ku sterilizimit iu rrit çmimi 83 herë. Ndaj dhe je shumë folklorike kur del e betohesh këtu se je transparente. Po si mund t’i dalësh ti zot këtu sterilizimit? Ka ndodhur si ka ndodhur, po e kanë paguar me qindra jetë. A e di ti sa vdiqën nga Covid-i? 20 mijë vdekje. Shqipëria u ngjit në çatinë e botës për vdekje. Dhe ti je mjeke, ti e di fare mirë se ajo erdhi nga mashtrimi i të sëmurëve, nga një sharlatanizëm kriminal që bëhej çdo gjë për të shtruar të sëmurët dhe mbante Shqipëria gjysmën e shtretërve të Covid-it që kishte Kosova. Pse e lidh veten ti? Pse na bën histori këtu? Ti e ke marrë përsipër aty, vazhdo me tezaken apo dajaken, çfarë është ajo, kushërira e parë, dhe do shohësh vetë ti. Por në radhë të parë shko te Karçanaj dhe pi një kafe me të.”, tha Berisha. /CNA





Lajmet e fundit nga