Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Mblidh mendjen e hiq dorë nga detyra, pi një kafe me Karçanaj!” Berisha LËVDATA Evis Salës e kritika Spahiut, ministrja: Keni qenë profesori im…

Shkruar nga Newsbomb
“Mblidh mendjen e hiq dorë nga detyra, pi një kafe me
Ilustrim: Klodiana Spahiu, Evis Sala, Sali Berisha

Pasi ministja e Shëndetësisë Klodiana Spahiu, premtoi se në rast se nuk do të sjellë “PETScan” në Institutin Onkologjik, në janar të 2027-ës, do të japë dorëheqjen, e ka marrë fjalën kreu i PD, Sali Berisha.

Ai ka folur me lëvdata për ish-ministren e Shëndetësisë Evis Sala, e cila dha dorëheqjen pak kohë më parë duke i lënë vendin Spahiut. Berisha, ndryshe nga sa shprehej më parë për të, iu drejtua socialistëve se nëse do i bëntë të gjithë ata bashkë nuk do të arrinin as një të dhjetën e kapacitetit të saj.

Më tej kreu demokrat i sugjeroi ministres Spahiu të “pinte një kafe” me Mirlinda Karçanaj, dhe të hiqte dorë sa më parë nga detyra, ashtu siç bëri paraardhësja e saj.  Në përgjigjen e dhënë Spahiu, iu drejtua Sali Berishës si profesorin që e ka pasur dikur dhe u shpreh se nuk i pëlqen të përgojohen gra në foltore.

Pjesë nga debati:

Sali Berisha: Kësaj zonje që ikën kështu dhe që u betua e stërbetua këtu dua ti them dy fjalë, pararendja juaj ajo ka qenë një studiuese e rrallë,  tu bësh të gjithve ju sëbashgku s’bëni as një të dhjetën e saj në një moment të caktuar ia mori ai mendjen edhe pranoi detyrën e ministres, me dorëheqjen e saj ajo mbrojti itegritetin e vetë. Ajo kur erdhi puna që iu propozua skema e vjedhjes më të madhe të të sëmurëve ajo tha mirupafshim, pasardhëse kam vetëm një këshillë shko edhe pi një kafe jo me Lindën e surrelit po me atë tjetrën uroj të mbledhësh mendjen edhe të heqësh dorë një orë e më parë nga ajo detyrë.

Meqë the disa të dhëna unë  ti jap ty disa të sakta fare, në ato vite Shqipëria renditej e treta në europë për aksesin pra për mungesën e radhës, një sistem mbi 100 milionë euro. Mos bëj avokatinë e këtyre akteve të tmerrshme ku sterilizimi iu rrit cmimi 80 herë, a e di tis a vdiqën nga covid, 20 mijë vdekje. Pse na bën histori këtu ti e ke marrë përsipër këtu vazhdo me tezaken, edhe njëherë shko te Karçanaj edhe pi një kafe me të.

Klodiana Spahiu: Është një diferencë shumë e madhe kur njeriu ndryshon në rrugëtimin e tij dhe politka e ndryshon njeriun, unë jam përpjekur që të më mos ndryshojë, ju keni qenë profesori im dhe unë dua t’u rikujtoj që në atë kohë kur keni qenë profesori im, dhe nuk dua të dëgjoj të përgojohen gratë në atë foltore, unë nuk kam takuar asnjë Linda. Edhje një gjë tjetër që të jeni i sigurtë, unë jam në këtë detyrë, unë do ju siguroj qytetarëvë që çdo qindarkë e taksave të tuyre do të kalojë në kujdes të shëndetit të tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese