Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori fjalën sërish në Kuvend, dhe iu drejtua ministres së re të Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, duke i thënë se u betua dhe stërbetua para deputetëve dhe se mbrojti akte korruptive.
Berisha përmendi largimin e Evis Salës, teksa tha se vendosi integritetin e saj dhe refuzoi që të firmoste “skemat e vjedhjes të të sëmurëve”.
“Kësaj zonje që ikën kështu dhe që u betua e stërbetua këtu dua t’i them dy fjalë. Pararendësja juaj, ajo ka qenë një studiuese e rrallë me punime që me u marrë të gjithëve së bashku nuk bëni dot as 1/10 e saj në Krembrixh dhe universitete të tjera.
Në një moment të caktuar, kur thonë ia mori ai mendjen dhe pranoi detyrën e ministres. E vërteta në dorëheqjen e saj, ajo mbrojti integritetin e vet. Pavarësisht nga akuzat mbi të, kur erdhi puna që iu propozua skema e Vjedhjes më të madhe të të sëmurëve, ajo tha mirupafshim.
Pasardhësja u betua e stërbetua këtu, kam vetëm një këshillë, shko dhe vetëm pi një kafe jo me Lindën e Surrelit, por me Lindën tjetër.
Me drejtoreshën, të të rrëfejë ajo dramën e saj në mënyrën që uroj të mbledhësh mendjen dhe të japësh dorëheqjen një minutë e më parë nga ajo detyrë se fillim më të mbrapshtë nuk mund të kishte se të fusje aty patronazhisten, Lindën e Surrelit, kunati i së cilës është strumbullari i të gjitha vjedhjet e qindra milion eurove në AKSHI. S’i del emri vetëm se është kunati i Lindës. Sistemi shëndetësor gjithnjë ka nevojë
Mos bëj avokatinë e akteve të tmerrshme ku sterilizimi iu rrit çmimi 83 herë. Ndaj edhe je shumë folklorike kur del dhe betohesh këtu si mund t’i dalësh zot ti sterilizimit. Kanë paguar me qindra jetë. A e di sa vdiqën nga Covid, 20 mijë vdekje. Ti je mjeke, e di se erdhi nga mashtrimi i të sëmurëve. “













