Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vendimi i Hagës për katër ish-krerët e UÇK-së, veteranët dalin në protestë: Nesër tubim gjithëpopullor në Prishtinë

Shkruar nga Newsbomb
Vendimi i Hagës për katër ish-krerët e UÇK-së,
Foto ilustruese

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë thirrje për protestë ditën e nesërme në Prishtinë, pas vendimit të marrë një ditë më parë në Hagë ndaj katër ish-krerët e UÇK-së.  Protesta pritet të mbahet nesër në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Organizatat e dala nga lufta sot në takimin që mbajtëm pak më herët me këshillin drejtues, morëm vendim që të thërrasim protestë gjithëpopullor  nesër në ora 12:00 në sheshin Skënderbeu," thuhet në njoftim.

Gazmend Syla nga kjo organizatë ka deklaruar se asnjë vendim nuk mund ta njollosë luftën çlirimtare apo të barazojë ata që luftuan për liri. Duke theksuar se që nga fillimi ata e kanë quajtur gjykatë politikë dhe proces të padrejtë.

“Dje dhe sot u ul lufta jonë për çlirim dhe u provua të bëhet një balancë mes asaj që ka ndodhur në luftën tonë në vitet ’98-’99. UÇK-ja nuk është kurrë ndërmarrje kriminale, kjo ishte rezistenca në kuptimin tonë përballë dëbimit, masakrave dhe e vetmja përgjigje e një kombi që ishte dënuar me zhdukje. Asnjë vendim nuk mund ta njollosë luftën tonë çlirimtare apo të barazojë ata që luftuan për liri. Që nga fillimi e kemi quajtur këtë gjykatë politike dhe procesin të pa-drejtë, gjë që sipas nesh u dëshmua edhe dje”, ka thënë Gazmend Syla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese