Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dha alarm se në shkollën në Tiranë kishte bombë, protestuesi e thotë para gjykatësit: Do e bëj sërish; Gjykata vendos ta lërë të lirë

Shkruar nga Newsbomb
Dha alarm se në shkollën në Tiranë kishte bombë,
Mandi Jatagani

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për 47-vjeçarin Mandi Jatagani, i cili alarmoi Policinë e Shtetit për një bombë në ambientet e shkollës “Emin Duraku” në Tiranë.

Prokuroria kishte kërkuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, mirëpo gjykata vendosi që Jatagani të hetohet në gjendje të lirë, nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Gjatë seancës gjyqësore Jatagani ka deklaruar se do ta përsëriste të njëjtin veprim nëse materialet prej polisteroli do të vijonin të qëndronin në ambientet e shkollave, pasi sipas tij ato paraqesin rrezik.

Jatagani u arrestua nga specialistët e Njësisë Antiterror, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik” dhe “Njoftimi i rremë në organet e rendit”.

Ngjarja u shënua paraditen e së hënës, kur 47-vjeçari telefonoi në numrin 112 dhe njoftoi Policinë se në shkollën “Emin Duraku” kishte lëndë shpërthyese. Në të njëjtën kohë, ai e transmetoi ngjarjen drejtpërdrejt në rrjetet sociale, duke deklaruar se veprimi ishte pjesë e një “eksperimenti” për të testuar gatishmërinë e forcave të rendit.

“Sapo mora Policinë e Shtetit te 112 për të denoncuar faktin për terrorizimin me lëndë shkatërrimi në masë te shkolla. Jam te shkolla ‘Emin Duraku’ për të denoncuar faktin e terrorizmit. Të shikojmë për sa do të vijnë”, tha ai në video, ku përgjatë gjithë kohës ishte live.

Pas alarmit, në shkollë u angazhua njësia anti-eksplozive, e cila kreu kontrollet përkatëse. Nga verifikimet rezultoi se njoftimi ishte i rremë dhe se në ambientet e shkollës nuk kishte lëndë shpërthyese apo rrezik për nxënësit dhe stafin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese