Bankat qendrore rikthehen te rritja e normave, Japonia në radhë pas Fed dhe BQE
Bankat më të mëdha qendrore po rikthehen te rritja e norma...

Inflacioni i matur sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) një metodologji e Eurostat arriti në 3% në gusht 2026, duke mbetur lehtësisht nën mesataren prej 3,2% të Bashkimit Europian.
Në krahasim me korrikun, çmimet e konsumit në Shqipëri u ulën me 0,1%, duke sinjalizuar një zbutje të lehtë mujore të presioneve mbi çmimet.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se, ndonëse ushqimet vazhdojnë të kenë ndikimin më të madh në inflacion për shkak të peshës së tyre të lartë në shpenzime, ritmet më të forta të rritjes së çmimeve po vijnë nga transporti, argëtimi dhe disa shërbime.
Çmimet e transportit ishin 7% më të larta se një vit më parë, ndërsa vetëm gjatë gushtit u rritën me 2,1%. Edhe më e lartë ishte rritja vjetore për grupin “Argëtim, sport dhe kulturë”, me 8,5%, ndërsa çmimet e restoranteve dhe shërbimeve të akomodimit u rritën me 3,5% në bazë vjetore dhe me 0,3% krahasuar me korrikun.
Megjithatë, ndikimin më të madh në inflacionin total e dhanë ushqimet dhe pijet joalkoolike, me 0,74 pikë përqindjeje. Çmimet në këtë grup ishin 2,1% më të larta se në gushtin e vitit të kaluar. Pas tyre renditeshin transporti, me kontribut prej 0,59 pikë përqindjeje, argëtimi, sporti dhe kultura me 0,55 pikë dhe restorantet e akomodimi me 0,51 pikë përqindjeje.
Në terma mujorë, tabloja ishte më e favorshme për konsumatorët. Ushqimet dhe pijet joalkoolike u liruan me 0,9% në gusht, po aq sa veshjet dhe këpucët. Çmimet e pijeve alkoolike dhe duhanit ranë me 0,4%, ndërsa mobiliet dhe pajisjet e shtëpisë me 0,2%. Këto ulje kompensuan pjesërisht rritjen e fortë mujore të transportit.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se presionet e çmimeve nuk janë të shpërndara në mënyrë të njëtrajtshme. Veshjet dhe këpucët ishin 2% më të lira se një vit më parë, ndërsa informacioni dhe komunikimi shënuan një rënie vjetore prej 1%. Në krahun tjetër, shërbimi arsimor dhe shërbimet financiare u shtrenjtuan me nga 3,3%, pijet alkoolike dhe duhani me 3,6%, ndërsa shëndeti me 2,1%.
Në krahasimin europian të paraqitur nga INSTAT, Shqipëria me inflacion 3% qëndron pak poshtë mesatares së BE-së prej 3,2%. Diferencat mes vendeve mbeten të mëdha: në krye të grafikut janë Rumania dhe Islanda, me norma mbi 6%, ndërsa në fund renditen Zvicra dhe Suedia, me norma dukshëm më të ulëta.
IHÇK ka rëndësi për krahasimin me vendet europiane, pasi përdor një metodologji të harmonizuar dhe përfshin shpenzimet e kryera në territorin e Shqipërisë si nga familjet shqiptare, ashtu edhe nga turistët. Kjo e dallon nga Indeksi i Çmimeve të Konsumit, që mbetet matësi zyrtar i inflacionit në vend. /Monitor
Bankat më të mëdha qendrore po rikthehen te rritja e norma...
Krijimi i rezervës shtetërore me naftë të papërpunuar brut...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 79.1 lekë dhe ...
Qeveria parashikon krijimin e një rezerve strategjike të n...
Guvernatorit i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi ...
Zgjerimi i shpejtë i rrjetit të degëve, likuiditeti i lart...
Sektori i ujësjellës-kanalizimeve ka përmirësuar treguesit...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 79 lekë dhe ...
Nafta Brent arriti një maksimum ditor prej rreth 108 dolla...
Ndërkohë që pagesat me kartë po shënojnë rritje të lartë p...
Një e katërta e të punësuarve që derdhin kontribute rezult...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 79.2 lekë dhe ...
Nafta në Shqipëri është ndër më të shtrenjtat në Europë, p...
Euro e ka nisur javën me rënie të mëtejshme në kursin e kë...
Prej fundjavës çmimet e karburanteve në tregun e pakicës k...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...
Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se m...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 78.8 lekë dhe s...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Arrestohet autori i vjedhjeve me thyerje në 16 lokale në k...
Tre persona janë arrestuar në Sarandë për palgosjen me thi...
Një 32-vjeçar është shpallur në kërkim si autor i vjedhjes...
Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara...
Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësu...
Edhe për ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kusht...
Viti i ri shkollor ka nisur me rritje shpenzimesh për fami...
Ditën e mërkurë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte...
Një pjesë të objektit të Misionit të Bashkimit Europian pë...
Kongresi i Shteteve të Bashkuara e miratoi të mërkurën një...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, s...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me u...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm do të rritet nd...
Inflacioni i matur sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimev...
Bankat më të mëdha qendrore po rikthehen te rritja e norma...
Krijimi i rezervës shtetërore me naftë të papërpunuar brut...