Hamza: Pas vendimit të Hagës, PDK-ja kthehet në Kuvend nëse ka nevojë

17 Shtator 2026 | 14:23

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka njoftuar pas takimit të partisë së tij se do të takojë shumë shpejt krerët e partive të tjera politike në vend për të diskutuar veprimet e radhës pas dënimit të ish-krerëvë të UÇK-së në Hagë.

Hamza gjithashtu tha se PDK-ja për këtë temë mund të kthehet në Kuvend, edhe pse e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese konstitutimit.

“Do të takohem me të gjithë liderët e subjekteve politike sepse kjo nuk është më çështje që i takon një subjekti politik. Ata nuk janë shkuar atje si anëtarë të ndonjë subjekti politik por si ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Besoj në bashkëpunimin me subjektet e tjera politike, në krijimin e një konsensusi të nevojshëm dhe ne si PDK do të dalim me veprime konkrete duke i përfshirë edhe ato ligjore edhe demokratike”, ka thënë Hamza.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër, protestë gjithëpopullore në Prishtinë

Do të vazhdojnë protestat dhe kundërshtimet në Kosovës pas vendimit për dënimin e 4 ish-krerëve të UCK-së. Shoqatata e dala nga lufta, kanë bërë me...
13:53 | 17/09/2026

“Liria është fituar me gjak”, mesazhi i Dua Lipës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi me një total prej...
12:11 | 17/09/2026

Forca të shtuara policore te Qeveria e Kosovës, paralajmërohet sërish protestë pas vendimit të Hagës

Forca të shtuara të Policisë janë parë në mëngjesin e kësaj të enjteje tek objekti i Qeverisë së Kosovës. Sipas raportimeve, një protestë para objektit...
10:36 | 17/09/2026