Kronikë
Alarmoi policinë se kishte bombë në shkollën “Emin Duraku”, lirohet 47-vjeçari: Do e bëj përsëri nëse…

Ilustrim · Vizion Plus
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 47 vjeçarin Mandi Jataganin, i cili ditën e hënë alarmoipolicinë me telefonatën e rreme se në shkollën “Emin Duraku” ishte vendosur bombë.
Prokuroria kërkoi masën arrest në shtëpi ndërsa gjatë seancës për masën e sigurisë 47 vjeçari ka deklaruar se nëse nuk hiqen materialet polisterol nga shkollat që sipas tij janë të rrezikshme do të bëj përsëri të njëjtën gjë
Mandi Jatagani u arrestua nga hetuesit e antiterrorit për veprat përhapja e rreme e informatave që ngjallin panik dhe njoftimini rreme në organet e rendit.




