• Kontakt
Thursday, September 17, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

OVL e UÇK-së thërret protestë popullore nesër në Prishtinë: Asnjë gjykatë s’e zhbën luftën çlirimtare

14:32 : 17/09/2026
në RAJONI

Pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar një protestë gjithëpopullore në Prishtinë.

Lajmi u bë i ditur nga Gazmend Syla, përfaqësues i OVL-së së UÇK-së, gjatë një konference për mediat. Ai njoftoi se protesta do të zhvillohet të premten, në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu”, ku pritet të mblidhen qytetarë dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta.

Syla tha se OVL e UÇK-së e kundërshton vendimin e Gjykatës Speciale dhe e cilësoi atë si një goditje ndaj figurave që, sipas tij, përfaqësojnë luftën çlirimtare të Kosovës. Ai theksoi se qëndrimi i organizatës së veteranëve është se lufta e UÇK-së nuk mund të paraqitet si një ndërmarrje kriminale dhe se vendimet gjyqësore nuk mund të ndryshojnë atë që ata e konsiderojnë si historinë e çlirimit të Kosovës.

“Shprehim indinjatën tonë të thellë për vendimin ndaj krerëve të UÇK-së. UÇK-ja nuk ishte kurrë ndërmarrje kriminale, por rezistenca e popullit tonë. Asnjë vendim nuk mund ta rishkruajë luftën tonë çlirimtare”, deklaroi Syla.

Lexo edhe:

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Berisha: Vuçiç dhe Rama janë përgjegjës direkt për atë që ndodhi në Hagë

Policia paralajmëron protestuesit: Lironi rrugën, do veprojmë

Ai bëri të ditur gjithashtu se organizatat e dala nga lufta e UÇK-së do të ndërmarrin hapa për të koordinuar veprimet e tyre pas vendimit të Gjykatës Speciale. Sipas Sylës, synimi është krijimi i një Këshilli Koordinues Kombëtar dhe hartimi i një platforme të përbashkët, ku të përfshihen përfaqësues nga Kosova,

Shqipëria, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe mërgata shqiptare.

Syla tha se kjo nismë synon të krijojë një qëndrim të koordinuar në periudhën në vijim, veçanërisht deri në shqyrtimin e çështjes në Apel. “Deri në procesin e Apelit kërkojmë përfshirjen e institucioneve tona në këtë drejtim”, u shpreh ai.

Në vijim të deklaratës së tij, përfaqësuesi i OVL-së njoftoi edhe për një tjetër aktivitet që do të zhvillohet gjatë ditës së sotme në Prishtinë. Ai tha se në orën 16:30 do të prezantohet platforma e re dhe më pas përfaqësuesit e shoqatave do t’u bashkohen studentëve që ndodhen në shesh.

Protesta e së premtes është thirrur në një moment kur në Kosovë ka reagime të shumta pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë. OVL e UÇK-së u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa paralajmëron se shoqatat e dala nga lufta do të vazhdojnë koordinimin e tyre edhe në ditët në vijim.

Etiketa: protesteuck

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Berisha: Vuçiç dhe Rama janë përgjegjës direkt për atë që ndodhi në Hagë

12:55 : 17/09/2026
AKTUALITET

Policia paralajmëron protestuesit: Lironi rrugën, do veprojmë

12:27 : 17/09/2026
RAJONI

Eksperti i së drejtës ndërkombëtare: Aktgjykimi mund të sfidohet si në fakte, ashtu edhe në ligj

12:07 : 17/09/2026
AKTUALITET

Përshkallëzon protesta jashtë Kuvendit, qytetarët godasin me vezë efektivët e policisë

11:35 : 17/09/2026
AKTUALITET

Seancë plenare dhe protestë, policia rrethon Parlamentin dhe vendos gardh metalik

09:06 : 17/09/2026
AKTUALITET

Censurë, IA dhe deepfake: Lufta online rreth ‘Revolucionit të Flamingove’

08:23 : 17/09/2026

TË GJITHA

OVL e UÇK-së thërret protestë popullore nesër në Prishtinë: Asnjë gjykatë s’e zhbën luftën çlirimtare

14:32 : 17/09/2026

A do ta lëshojë PS nëse SPAK kërkon sërish arrestimin? Berisha: Qeveria sot është Balluku-Rama

14:16 : 17/09/2026

Berisha-Spahiut: U betove për të mbrojtur aktet korruptive në shëndetësi, jep dorëheqjen sa më parë

14:12 : 17/09/2026

16 vjedhje brenda dy muajve në Tiranë, arrestohet ‘skifteri’. Thyente dyert dhe grabiste lokalet (Video)

14:04 : 17/09/2026

Tabaku: Kuvendi rrëzoi komisionin për KAYO-n, PD do ta çojë çështjen në Kushtetuese

13:57 : 17/09/2026

Sherri me thika ku u plagosën dy vëllezër, tre të arrestuar në Sarandë

13:45 : 17/09/2026

Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

13:44 : 17/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com