LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vendimi i Hagës nxit protesta dhe reagime në Kosovë/ PDK mbledh Kryesinë, familjarët: Gjykatë kriminale, presim pafajësi në Apel

• Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë vendosur të zhvillojnë procedurën për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, pas shpalljes së aktgjykimit të 16 shtatorit. • Sipas urdhrit të Trupit Gjykues II, procedura do të zhvillohet para Dhomave të Specializuara dhe, nëse nuk paraqiten kundërshtime nga Mbrojtja, viktimat nuk do të referohen për të kërkuar zhdëmtim përmes padive civile në gjykatat e Kosovës. • Nga ana tjetër, reagimet në lidhje me vendimin e saj vijojnë, ndërsa qytetarët e kanë cilësuar atë si të padrejtë. • Ky vendim ka vënë në lëvizje edhe partitë politike në Kosovë, ku Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së u mblodh ditën e sotme në selinë qendrore të partisë. • Mediat raportuan se në këtë takim u diskutuan zhvillimet e fundit pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara, si dhe qëndrimet e mëtejshme të partisë. • Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ai i Kadri Veselit janë kthyer në Kosovë, pas dhënies së vendimit nga Gjykata Speciale në Hagë, ndërsa u pritën nga qytetarë të shumtë të cilët brohoritën “UÇK, UÇK” në shenjë mbështetjeje për ta dhe familjet e tyre. • Gjatë një prononcimi për mediat, Endrit Thaçi u shpreh se Gjykatën Speciale është një gjykatë kriminale, ndërsa shprehu besimin se vendimi do të ndryshojë në Apel. • Nga ana tjetër, Klestor Veseli u shpreh optimist për procesin në Apel, ndërsa falënderoi qytetarët për mbështetjen. • Protesta kundër këtij vendimi në Prishtinë vijoj deri në orët e para të mëngjesit, ku u shënuan edhe incidente. • Një pjesë të objektit të EULEX u përfshi nga zjarri pasi demonstruesit e sulmuan me mjete piroteknike. Protestat kanë vijuar pasi, ditën e sotme në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë janë mbledhur qindra studentë. • Në duar ata mbajnë emrat e tyre dhe kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. • Studentë brohorisnin emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit teksa mbanin në duar pankarta me mesazhe të ndryshme.

6 artikuj për këtë temë.

54 MINUTA ME PARE

Haga dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin protestat, kërkojnë drejtësi: MARRE

Vendimi i Hagës nxit protesta dhe reagime në Kosovë/
Pamje

PRISHTINA- Dhjetëra studentë janë grumbulluar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ditën e sotme, ndërsa po protestojnë në lidhje me vendimin e dhënë nga Haga ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në duar ata mbajnë emrat e tyre dhe kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Studentë brohorisnin emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit teksa mbanin në duar pankarta me mesazhe të ndryshme.

Vendimi i Hagës u prit me zhgënjim nga ana e qytetarëve në Prishtinë, ku menjëherë pas vendimit shprthyen protesta masive. Ata e pritën vendimin me lot në sy dhe nën thirrjet "Marre" e cilësuan atë si të padrejtë. Gjykata në Hagë dënoi ditën e djeshme me 81 vite burg në total, katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Pjesë e objektit të EULEX-it përfshihet nga zjarri në protestën kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Vendimi i Hagës nxit protesta dhe reagime në Kosovë/
Një protestues në rrugë pranë objektit të EULEX-it në Prishtinë

Një pjesë të objektit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, në Prishtinë e përfshiu zjarri të mërkurën vonë, pasi demonstruesit e sulmuan me mjete piroteknike, teksa protestonin kundër dënimit me burgim për krime të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Gjykata Speciale e vendit në Hagë, njoftoi policia.

Qindra njerëz ishin mbledhur në kryeqytet qysh të mërkurën në mëngjes për ta përcjellë në ekran shqiptimin e aktgjykimit kundër Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Trupi gjykues i shpalli fajtorë ata për krime lufte dhe i dënoi Thaçin dhe Krasniqin me nga 25 vjet burgim secilin, ndërsa Veselin me 18 dhe Selimin me 13.

Qytetarë të pakënaqur me aktgjykimin protestuan dy herë pranë objektit të EULEX-it. 

Policia tha se rreth orës 22:30, një numër i caktuar i protestuesve, të cilët kishin qenë duke protestuar pranë objektit të Qeverisë së Kosovës, kishin lëvizur sërish në drejtim të bazës së EULEX-it në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Ata e bllokuan rrugën pranë hyrjes në kompleksin e EULEX-it dhe filluan të hidhnin gjësendeve të ndryshme, “mjeteve të forta dhe mjeteve piroteknike, ku si pasojë e këtyre të fundit, një pjesë e objektit është kapluar nga një zjarr i vogël”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia tha se zjarri u shua menjëherë. Nuk pati të lënduar.

EULEX-i ka rol mbështetës ndaj Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të cilave u ofron mbështetje logjistike dhe operacionale, ndërsa BE-ja është financuesja kryesore e tyre.

Protesta përfundoi pak pas mesnatës dhe kaloi ka ndonjë incident të madh dhe pa lëndime, theksoi policia.

“Zyrtarët policor në vazhdimësi kanë biseduar me protestuesit dhe kanë kërkuar që të protestojnë në mënyrë të qetë, të mos hedhin gjësende dhe mjete të rrezikshme drejt objekteve shtetërore”, thuhet në njoftim. 

Policia tha se do t’i vazhdojë praninë dhe patrullimet në terren për të garantuar rend kushtetues dhe siguri publike në gjithë vendin.

Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë bërë thirrje që të respektohet vendimi i gjykatës.

Dënimi me burgim i ish-krerëve të UÇK-së, të cilët pritet të ankohen në Apel, u kritikua ashpër në Kosovë, ku ata shihen si heronj kombëtarë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi aktgjykimin si padrejtësi të papranueshme.

“Edhe pse aktgjykimi mund të jetë shpallur formalisht në emër të popullit të Kosovës, kjo formulë boshe nuk duhet të ngatërrohet me vullnetin e popullit”, tha Kurti në një deklaratë. 

Gjykata Speciale është formalisht pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës por përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë.

Kjo gjykatë është jopopullore në vend dhe kundër saj ka pasur protesta të vazhdueshme qëkurse katër ish-krerët e UÇK-së u arrestuan më 2020./REL

1 ORE ME PARE

Haga dënoi Kosovën/ Mark Ellis: Aktgjykimi mund të sfidohet si në fakte, ashtu edhe në ligj

Vendimi i Hagës nxit protesta dhe reagime në Kosovë/

KOSOVË- Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të përballet me një proces të fuqishëm apeli nga të dyja palët, thotë eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Mark Ellis.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ellis, drejtor i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve, thotë se mbrojtja pritet të sfidojë konstatimet që lidhin të akuzuarit me ndërmarrjen e përbashkët kriminale, ndërsa Prokuroria mund të kundërshtojë lirimin e tyre nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Sipas tij, përtej betejës juridike që vazhdon, aktgjykimi ka rëndësi edhe për viktimat, të cilat tani mund ta shohin dënimin për krime lufte si një formë drejtësie.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë i shpalli katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi - fajtorë për katër akuza për krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, ndërsa Veseli me 18 dhe Selimi me 13.

Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe avokatët mbrojtës kanë paralajmëruar se do ta apelojnë atë.

Radio Evropa e Lirë: Cili është vlerësimi juaj i parë për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara? Çfarë ju bie më shumë në sy?

Mark Ellis: Mendoj se ajo që bie më shumë në sy tani është pyetja që zakonisht shtrohet në situata të tilla: si do të jetë reagimi në nivel lokal dhe cilat do të jenë pasojat për një pranim të mundshëm afatgjatë të vendimit?

Këto procese dhe gjykime janë, siç e dimë, shumë të ndërlikuara, por mund të jenë mjaft pozitive, sepse procesi juridik është shumë rigoroz dhe sfidues.

Shpresa është që pjesë e këtij procesi të jetë një procedurë e fuqishme juridike, e cila në fund prodhon një vendim të arsyetuar mirë, të mbështetur në prova, fakte dhe argumente.

Natyrisht, ky vendim nuk pranohet nga të gjithë.

E dimë saktësisht se çfarë do të ndodhë dhe çfarë po ndodh tani në Kosovë, por kjo nuk është e pazakontë në konflikte të tilla.

Fatkeqësisht, në planin afatshkurtër, vendimi nuk do të shihet pozitivisht nga të gjithë në rajon, por unë do të shikoja drejt një perspektive më afatgjatë.

Historikisht, pas një apo dy brezash, procese të tilla kanë rëndësi.

Mund të kthehemi deri te Nurembergu, te vendimet që u morën atje dhe ndikimi që ato kanë sot. Kështu do ta shihja unë këtë çështje.

Së dyti, ky proces ka qenë gjithmonë i ndërlikuar për shkak të faktit se Dhomat e Specializuara duhej të krijoheshin nga pamundësia për t’i zhvilluar këto procese në Kosovë.

Kur ndodh diçka e tillë, shpesh ka kritika ndaj vetë procesit.

Por, ky ishte i vetmi proces që ishte e mundur të krijohej - në këtë rast, Dhomat e Specializuara të Kosovës - për të mundësuar zhvillimin e një procesi juridik, shqyrtimin e provave për krime të mundshme dhe, më pas, nxjerrjen para përgjegjësisë të atyre që janë përgjegjës për këto krime.

Në fund, e gjithë kjo ka të bëjë me viktimat. Pavarësisht se në cilën anë të një konflikti ndodhet dikush, duhet siguruar zërat e atyre që nuk mund të dëgjohen më.

Për hir të drejtësisë, ky proces është i nevojshëm. Ky proces duhet të ekzistojë.

Radio Evropa e Lirë: Të katërtit u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit, por u shpallën fajtorë për krime lufte. Cila është rëndësia juridike e këtij dallimi?

Mark Ellis: Nuk kam asnjë dyshim se gjykata i ka kushtuar kohë të konsiderueshme shpjegimit të këtij dallimi. Por, vetë fakti që ata u shpallën fajtorë për krime lufte, është mjaft domethënës.

Nga pikëpamja juridike, natyrisht, gjithmonë më intereson dallimi që bën një gjykatë në vendimin e saj mes gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës. Por, në fund, kjo do të thotë se kishte prova të mjaftueshme për të dëshmuar se katër individët kryen krime lufte, dhe këto janë krime jashtëzakonisht të rënda.

Kjo do të thotë gjithashtu se viktimat e këtyre krimeve tani mund ta shohin këtë si një formë drejtësie, dhe sigurisht edhe familjarët e tyre dhe të tjerët do të mund ta shohin në këtë mënyrë.

Radio Evropa e Lirë: Trupi gjykues e pranoi teorinë kryesore të Prokurorisë për ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal. Çfarë duhej të vërtetonin gjykatësit për të arritur në këtë përfundim?

Mark Ellis: Më duhet ta lexoj më në detaje vendimin, por është një zhvillim i rëndësishëm dhe një hap i rëndësishëm përpara në avancimin e kësaj teorie.

Radio Evropa e Lirë: A sjell ky aktgjykim diçka të rëndësishme në jurisprudencën ekzistuese për ndërmarrjen e përbashkët kriminale?

Mark Ellis: Mendoj se vetë fakti, siç e thashë edhe më herët, që ata kanë gjetur prova të mjaftueshme për ta mbështetur këtë qëndrim, është i rëndësishëm. Ky është një hap përpara. Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Është një avancim.

Radio Evropa e Lirë: Mbrojtja tashmë ka paralajmëruar se do ta apelojë aktgjykimin. Cilat pjesë të aktgjykimit mendoni se mund të kundërshtohen më së shumti në apel?

Mark Ellis: Nuk ka dyshim se do të ketë apel dhe kështu duhet të jetë. Apeli është pjesë e procesit gjyqësor.

Një element i rëndësishëm i aktgjykimit është konstatimi i trupit gjykues se të katër të akuzuarit ishin pjesë e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale.

Tani do të jetë me rëndësi të shihet se si aktgjykimi e trajton kontributin individual të secilit dhe nëse gjykata ka konstatuar se secili ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në qëllimin e përbashkët kriminal për shënjestrimin e personave që perceptoheshin si kundërshtarë të synimeve politike dhe ushtarake të UÇK-së.

Duhet pasur parasysh se ende nuk e kam lexuar aktgjykimin në detaje, por gjykatësit duhej të vërtetonin përtej dyshimit të arsyeshëm ekzistencën e këtij qëllimi të përbashkët kriminal.

Radio Evropa e Lirë: Nga përvoja juaj, sa e vështirë është në praktikë që konstatimet eë tilla të rrëzohen në apel?

Mark Ellis: Mendoj se në apel gjithmonë ekziston mundësia të argumentohet se aktgjykimi është i gabuar, qoftë në aspektin faktik, qoftë në atë juridik. Kjo është ajo që do të përpiqet të bëjë mbrojtja.

Por, duhet kujtuar se edhe Prokuroria mund të apelojë.

Sa u përket lirimeve nga akuzat për krime kundër njerëzimit, pres që Prokuroria të argumentojë se trupi gjykues e ka zbatuar gabimisht kriterin për ekzistencën e një sulmi të gjerë ose sistematik.

Nga ana tjetër, mendoj se mbrojtja do të argumentojë se nuk kishte prova që e lidhnin drejtpërdrejt Thaçin me krime konkrete, apo që dëshmonin se ai kishte kontroll efektiv mbi komandantët. Ky ishte një nga argumentet e mbrojtjes. Pra, ata do të argumentojnë se faktet nuk e mbështesin aktgjykimin.

Mendoj se do të kemi një proces të fuqishëm apeli, nga të dyja palët.

Radio Evropa e Lirë: Sa mund të zgjasë procesi i apelit?

Mark Ellis: Është pyetje e mirë. Duke pasur parasysh sa gjatë ka zgjatur gjykimi, edhe apeli mund të marrë kohë. Por, nuk bëhet fjalë për një gjykim të ri - çështja nuk do të rigjykohet nga fillimi. Në apel do të shqyrtohen çështjet juridike dhe faktet që janë paraqitur gjatë gjykimit. Nuk mund të them saktësisht se sa do të zgjasë procesi, por sigurisht nuk do të zgjasë aq sa gjykimi./REL

1 ORE ME PARE

Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Haga hap procedurën për dëmshpërblimin e viktimave

Vendimi i Hagës nxit protesta dhe reagime në Kosovë/

HAGË- Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë vendosur të zhvillojnë procedurën për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, pas shpalljes së aktgjykimit të 16 shtatorit. Sipas urdhrit të Trupit Gjykues II, procedura do të zhvillohet para Dhomave të Specializuara dhe, nëse nuk paraqiten kundërshtime nga Mbrojtja, viktimat nuk do të referohen për të kërkuar zhdëmtim përmes padive civile në gjykatat e Kosovës.

Vendimi bazohet në nenin 22(8) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe rregullën 168 të Rregullores së Procedurës dhe Provave. Sipas kornizës ligjore, kur një i akuzuar shpallet fajtor, trupi gjykues mund të nxjerrë urdhër drejtpërdrejt ndaj personit të dënuar, duke përcaktuar zhdëmtimin e duhur për viktimat, individualisht ose kolektivisht.

Trupi Gjykues ka vlerësuar se nuk do të ishte e përshtatshme që viktimat të referoheshin në procedura civile në Kosovë. Në urdhër thuhet se gjykatat civile në Kosovë, sipas vlerësimit të Panelit, nuk ofrojnë një rrugë “efektive dhe realiste” për viktimat e këtij rasti që të kërkojnë zhdëmtim për krimet për të cilat të akuzuarit janë shpallur fajtorë.

Paneli ka marrë parasysh edhe faktin se viktimave pjesëmarrëse në procedurë u është garantuar anonimiteti ndaj publikut. Në arsyetimin e tij, Paneli ka vlerësuar gjithashtu se referimi i viktimave në gjykatat e Kosovës mund të rrezikojë masat mbrojtëse të vendosura nga Dhomat e Specializuara dhe të ndikojë negativisht në të drejtën e tyre për zhdëmtim. Sipas tij, Dhomat e Specializuara përbëjnë forumin më të përshtatshëm për përcaktimin e zhdëmtimeve që burojnë nga krimet për të cilat janë dhënë dënimet.

Mbrojtjes i është dhënë mundësia të paraqesë kundërshtime ndaj vendimit për të mos i referuar viktimat në gjykatat e Kosovës deri të martën, më 22 shtator 2026. Mbrojtja e Viktimave dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) mund t'u përgjigjen kundërshtimeve deri më 25 shtator. Nëse nuk paraqiten kundërshtime, Paneli do të vazhdojë me procedurën e zhdëmtimeve.

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë dënuar me 81 vite burg në total katër ish-krerët e UÇK-së, pasi i shpallën fajtorë për krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, janë dënuar me nga 25 vite burg, ndërsa Kadri Veseli me 18 vite dhe Rexhep Selimi me 13 vite. Trupi gjykues i shpalli penalisht përgjegjës për vepra që përfshijnë vrasje të paligjshme, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar. Ndërkohë, gjykata rrëzoi akuzat për krime kundër njerëzimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së./Dosja.al

6 ORE ME PARE

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Prishtina proteston deri në orët e vona, qytetarët hedhin gurë e mjete piroteknike drejt zyrave të EULEX (VIDEO)

Vendimi i Hagës nxit protesta dhe reagime në Kosovë/
Pamje

PRISHTINA- Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi ditën e djeshme me 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së është shoqëruar nga një revoltë qytetare dhe protesta masive. Vendimi u prit me lot në sy, ndërsa menjëherë pas mbylljes së seancës ata nisën protestën. Fillimisht protesta u ndez në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ndërsa më vonë një pjesë e protestuesve u zhvendosën sërish drejt objektit të EULEX-it në Fushë Kosovë.

Ata hodhën gurë dhe mjete piroteknike drejt ndërtesës, ndërsa në terren zbarkuan dhjetëra forca policore. Në kuadër të kësaj, policia shoqëroi dy protestues, ku njëri prej tyre u la i lirë ndërsa tjetri vijon të mbahet në qeli./Dosja.al

6 ORE ME PARE

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Djemtë e Thaçit dhe Veselit kthehen nga Haga: Gjykatë kriminale, presim pafajësi në Apel (VIDEO)

Vendimi i Hagës nxit protesta dhe reagime në Kosovë/
Klestor Veseli dhe Endrit Thaçi në Prishtinë

KOSOVA- Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ai i Kadri Veselit janë kthyer në Kosovë, pas dhënies së vendimit nga Gjykata Speciale në Hagë, e cila dënoi me 81 vite burg në total katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli u pritën në aeroportin “Adem Jashari” nga dhjetëra qytetarë, të cilët brohoritën “UÇK, UÇK” në shenjë mbështetjeje për ta dhe familjet e tyre.

Gjatë një prononcimi për mediat, Endrit Thaçi u shpreh se Gjykatën Speciale është një gjykatë kriminale, ndërsa shprehu besimin se vendimi do të ndryshojë në Apel.

“Gjykatë kriminale, por besojmë do të kthehen të pafajshëm pas Apelit”, tha ai ndërsa u prit nga qytetarët.

Nga ana tjetër, Klestor Veseli u shpreh optimist për procesin në Apel, ndërsa falënderoi qytetarët për mbështetjen.

“Ne jemi pozitivë që në Apel ka me u ndryshu gjendja për të mirë, por në të njëjtën kohë nuk mundem pa i falënderu njerëzit e mirë të Kosovës, të popullit shqiptar që na kanë përcjellë gjithkund edhe kanë ardhë pas neve. Ju faleminderit shumë”, u shpreh ai.

Pas vendimi të dhënë nga Gjykata Speciale, qindra qytetarë nisën protestat masive në Prishtinë, të cilat u zhvilluan deri në orët e vona të mbrëmjes dhe u zhvendosën sërish në zyrat e EULEX. Ata qëlluan zyrat me gurë dhe me mjete piroteknike, ndërsa 2 protestues u shoqëruan në polici./Dosja.al

Sondazh

Poll

Spahiu bën premtimin në Kuvend: Në janar 2027 do të jetë në Onkologjik

Spahiu bën premtimin në Kuvend: Në janar 2027 do të jetë në Onkologjik

Protestuesit përplasen me policinë, shoqërohet Dritan Goxhaj

Vijojnë tensionet në protestë, qytetarët përmbysin kazanët e mbeturinave para selisë së PD

Protestuesit përplasen me efektivët, policia i’u bën thirrje qytetarëve: Lironi rrugën

Tension mes protestuesve dhe policëve, qytetarët nuk i ndalin thirrjet: Arrestoni Ramën

Pas heqjes së gardhit metalik, protestuesit nisin sërish marshimin drejt Kuvendit

Protestuesit heqin gardhin metalit të vendosur nga policia te Ministria e Brendshme

"Urime Zegjinesë për look-un e ri"/ Muçi: Mos harroni që janë 110 ditë protestë, rinia ju...

"Ta tregoj unë..."/ Tensione te Ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues

Muçi ironizon deputeten socialiste, Zegjine Çaushi i përgjigjet ashpër: O psikopat, na hape barkun

Tensione në protestën jashtë Kuvendit, qytetarët godasin me vezë efektivët e policisë

PD kërkoi heqjen nga Rendi pagën e magjistratëve, Balla: Sot i mbroni, dje i shanit dhe fyenit!

Vendimi i Hagës për liderët e UÇK-së/ Peleshi: Një vendim i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën...

Me cigare në dorë/ Monika Kryemadhi bashkëbisedon me protestuesit para SPAK

“Ramoviç jep dorëheqjen sa më parë!”/ Vijon protesta pranë Kuvendit

Deputetët shkojnë me makina për të shmangur përplasjen me qytetarët, Marjana Koçeku shkon në këmbë

Pas vendimit të Gjykatës së Hagës, deputetë të PD-së me simbolet e UÇK-së në Parlament

Një grup protestuesish mblidhen pranë SPAK: Lironi çunat

Plagosi ish-vjehrrin me drapër, del para gjykatës daja i deputetes socialiste Zegjine Çaushi

Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën

Prishtina proteston deri në orët e vona, qytetarët hedhin mjete piroteknike drejt zyrave të EULEX

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Djemtë e Thaçit dhe Veselit kthehen nga Haga

Berisha: Ajo nuk vjen në pushtet për lavdinë e shkuar, por për vizionin për të ardhmen

Berisha: Koha na thërret t’i japim zgjidhje kësaj gjendje dramatike

Protesta qytetare në Tiranë/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Të shtënat me armë në Durrës/ I plagosur mbeti një avokat, policia në kërkim të autorit

Pamje prekëse nga Prishtina/ Polici shpërthen në lot kur protestuesit i vendosin pranë flamurin

Haga dënon ish krerët e UÇK-së me 81 vite burg, vogëlushi shpërthen në lot

Haga e dënoi me 25 vite burg, ja si e priti Hashim Thaçi vendimin

Haga dënon ish- krerët e UÇK-së me 81 vite burg, shqiptarët përplasen me policinë pas vendimit

Haga dënon ish-krerët e UÇK-së, qytetarja në lot:As Millosheviçin se keni dënuar kaq rëndë...

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burg, djali i tij largohet i mërzitur nga Gjykata Speciale në Hagë

Momenti kur Endrit Thaçi mbërrin në ambientet e Gjykatë në Hagë...

E përlotur, bashkëshortja e Jakup Krasniqit dhe djali Altini të pranishëm në ‘Marshin për Liri’

Tensione pranë ndërtesës së EULEX-it në Prishtinë, qytetarët tentojnë të hyjnë brenda

Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë, nis shoqërimi i tyre

Pas vendimeve të Hagës, nisin protestat masive në Prishtinë: Marre!

"Jo në emrin tim"/ Haradinaj: Dënimi për katërshen i padrejtë

Rexhep Selimi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 13 vite burg

Kadri Veseli shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 18 vite burg

Jakup Krasniqi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg, qytetarët ‘shpërthejnë’ në lot

Gerd Hoxha “shpërthen” te “Ligjet”: Nëse do bëni atentat dhe puc kushtetues ...

Reforma e re territoriale/ Kryeministri Rama mbërrin në Korçë i shoqëruar nga djali i tij

Nis gjyqi në Specialen e Kosovës në Hagë, sot shpallet vendimi për 4 ish-krerët e UÇK

Kosova pret nën ankth vendimin e Hagës/ Qindra qytetarë mbushin Prishtinën: Kosova po ju pret!

"Nuk ka arsye për dënim"/ Vëllezërit e Thaçit dhe Krasniqit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së!

"Jam krenar për UÇK-në"/ Djali i Jakup Krasniqit: Besoj se katër liderët do të lirohen

Në pritje të verdiktit në Hagë/ Djali i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit hyjnë në Gjykatën Speciale