Vendimi i Hagës nxit protesta dhe reagime në Kosovë/ PDK mbledh Kryesinë, familjarët: Gjykatë kriminale, presim pafajësi në Apel
Haga dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin p...
Haga dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin p...
Sot seancë plenare në Kuvend/ Qytetarët protestojnë para godinës: Rama jep dorëheqjen! 17 Shtator, 09:10 ...
VIDEO/ Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën 17 Shtator, 09:17 Përshkallëzohet sit...
Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt godinës së Kryeministrisë 16 Shtator, 19:17 Dënimi i ish-...
Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Berisha e akuzoi Ramën se ka shmangur përgjegjësinë politike dhe se është mjaftuar me një reagim të shkurtër, pa mbajtur një qëndrim të qartë për vendimin.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të kryeministrit Edi Rama pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Berisha e akuzoi Ramën se ka shmangur përgjegjësinë politike dhe se është mjaftuar me një reagim të shkurtër, pa mbajtur një qëndrim të qartë për vendimin.
Duke iu referuar reagimit të kryeministrit, Berisha tha se Rama “lau duart si Ponc Pilati”, ndërsa kritikoi edhe heshtjen, sipas tij, të ministrit të Jashtëm. Sipas tij, Rama ka pasur rol në krijimin e situatës që lidhet me Gjykatën Speciale dhe nuk mund të distancohet tani nga zhvillimet në Hagë.
Berisha riktheu edhe akuzën e tij të mëparshme ndaj kryeministrit, duke thënë se Rama “i futi thikën pas shpine Kosovës”, ndërsa theksoi se kritika e tij nuk lidhet me kundërshtimin e drejtësisë ndërkombëtare si parim.
"Së dyti, u komunikuan vendime në Hagë. A e dëgjuat ju çfarë thotë një fjalë, gjoja, ai që është arkitekti i asaj gjykate. A e dëgjuat çfarë fjalë, nuk ju duk ju, se ky lau duart si Ponc Pilati? A mund të shpjegoni ju, a ka mundësi që dhe ministri i tij i Jashtëm nuk thotë një fjalë? Unë nuk po them të sulmojë apo të mos sulmojë drejtësinë ndërkombëtare apo gjykatën, por të shprehet. E qepi gojën, e reduktoi veten në një plak me demencë e cila kujtohet njëherë mbas e thotë fjalë të marrë, të marrë, apo s'është kështu? Dhe kaq ishte postimi që bëri ai. Në një kohë kur vetë i ka duart e tij në të më shumë se kushdo tjetër. Dhe në atë kohë në parlament çfarë kam thënë: i futi thikën pas shpine Kosovës. Jo se unë jam, kam qenë kundër drejtësisë, jo! Por, por po të lexoni ju statutin mbi të cilin është ndërtuar gjykata, atë ju do të gjeni gjërat më të çuditshme. Gjërat më të çuditshme.
Pra, tani ku është ky? Ky bën sikur të jetë mision i kompletuar, mision i përfunduar, nuk flet. A e keni, apo jo? Dhe mos harroni një gjë, ky njeri në një mënyrë absolutisht skandaloze, në një takim në Uashington ku ishte presidenti Trump, për, mos gabohem për bordin e paqes, ky paragraf të tërë për Hagën që s'kishte asnjë lidhje, s'kishte asnjë lidhje. Pra ishte një përpjekje e tij për të shpëlarë krimin e shëmtuar që ka kryer ndaj Kosovës. Dhe mua më thanë se unë aty nuk isha, por që presidenti mendoj se mos ishte fjala për Vjosa Osmanin në atë rast. Pra kjo është problemi që ai po fshihet sepse qëndron prapa, në disa mënyra bëri punën e Vuçiçit, se ju e patë ajo është një pretencë e bazuar në deklarata propagandistike. Në tërësinë e vet, unë do pres të lexoj vendimin e plotë se atëherë mund të jap një mendim më përfundimtar, por nga ato që dëgjova e kam fjalën," tha Berisha./Dosja.al
Klodiana Spahiu TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka bërë një premtim të fortë sot në Ku...
HAGË- Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë vendosur të zhvillojnë procedurën për zhdëmtimin e viktimave në...
Luçiano Boçi dhe Mirela Kumbaro TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, zhvilloi sot një interpelan...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Edi Ram...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi deputetët e PS-së se janë bërë ushtarë të krye...
Redi Muçi dhe Zegjine Çaushi TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ka ironizuar deputetët socialistë...
GJKKO TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk tërhiqet nga rregullat e reja për kufizimi...
Redi Muçi dhe Niko Peleshi TIRANA- Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi ka folur për protestat të cilët po pro...
Monika Kryemadhi TIRANË- Monika Kryemadhi është përballur me protestuesit pas daljes nga GJKKO. Një grup protestuesish, ishin mble...
Taulant Balla TIRANA- Deputeti i Partsë Mundësia, Erald Kapri ka kërkuarm që për deklaratën për UÇK-në n&eum...