AKTUALITET /

"Tmerri" i lokaleve të Tiranës, kapet i riu që theu arrestin shtëpiak dhe kreu 16 vjedhje për dy muaj

Shkruar nga Versus

"Tmerri" i lokaleve të Tiranës, kapet i riu që theu

Tiranë- Policia ka arrestuar 34 vjeçarin E.Gj, autorin e dyshuar të 16 vjedhjeve në kryeqytet gjatë muajve gusht dhe shtator. 

Ai ishte nën arrest shtëpiak për vjedhje, por kjo nuk e ka ndaluar që të përsëriste krimin. Sipas policisë, i riu ka vjedhur shuma parash dhe sende me vlerë në 16 lokale të Tiranës ku arrinte të futej duke thyer dyert. 

Hetimet vijojnë për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht, veprimtarinë kriminale të E. Gj., në fushën e vjedhjeve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Tags:

vjedhje

Poll