Shpallet në kërkim 41-vjeçari që ndryshoi emrin me dokument fals, pezullohen dy punonjës të Gjendjes Civile

17 Shtator 2026 | 14:58

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në drejtimin e Prokurorisë, ka finalizuar operacionin e koduar “Identiteti”, në kuadër të të cilit është ekzekutuar masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për dy persona, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në kuadër të operacionit, masa e sigurisë është ekzekutuar për O. O., 44 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë punonjëse e një njësie administrative në Tiranë, si dhe për A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Sipas hetimeve, dyshohet se një shtetas me inicialet D. I. ka aplikuar për ndryshimin e emrit të tij, duke përdorur një dokument identifikimi të falsifikuar. Ndërkohë, O. O. dhe A. K. dyshohet se kanë kryer procedurat në vijim të këtij aplikimi, pa kryer verifikimet përkatëse mbi dokumentacionin e paraqitur.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim D. I., alias I. K., alias I. A., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Policia bën me dije se po punohet për kapjen e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Theu masën e “arrestit në shtëpi” dhe vodhi 16 lokale, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë i ndaluar për të njëjtën vepër

Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës këtë të enjte pasi është autori i 16 rasteve të vjedhjes të lokaleve në kryeqytet,...
14:05 | 17/09/2026

Alarmoi policinë për bombë në shkollën “Emin Duraku”, Gjykata e Tiranës: Detyrim paraqitje për 47-vjeçarin

Gjykata e Tiranës këtë të enjte ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje për Mandi Jataganin cili u arrestua pasi alarmoi policinë për alarm fals...
13:55 | 17/09/2026

Plagosën me thikë dy persona pas një sherri, në pranga 3 të rinjtë në Sarandë

Tre persona janë vënë në pranga nga policia në Sarandë lidhur me plagosjen e dy vëllezërve të regjistruar mbrëmjen e së mërkurës. Policia bën me...
13:42 | 17/09/2026