Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Falsifikuan dokumentet për ndryshimin e emrit, pezullohen nga detyra dy zyrtarë në Tiranë! Shpallet në kërkim një 41-vjeçar

Shkruar nga Newsbomb
Falsifikuan dokumentet për ndryshimin e emrit, pezullohen nga detyra dy
Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka ekzekutuar masat e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për dy persona, të cilët akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Sipas njoftimit të policisë, nga detyra është pezulluar shtetasja O. O., 44 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë punonjëse në një njësi administrative në kryeqytet, si dhe shtetasi A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi D. I., alias I. K., alias I. A., 41 vjeç, banues në Tiranë, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Nga hetimet dyshohet se D. I. ka aplikuar për ndryshimin e emrit duke përdorur një dokument identifikimi të falsifikuar, ndërsa shtetasja O. O., dhe shtetasi A. K. dyshohet se kanë vijuar procedurat administrative lidhur me këtë aplikim, pa kryer verifikimet përkatëse mbi dokumentacionin e paraqitur.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në drejtimin e Prokurorisë, operacioni i koduar “Identiteti”.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për 2 shtetas të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Shpallet në kërkim një 41-vjeçar, të cilit Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Në kuadër të operacionit, u ekzekutua masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, caktuar nga Gjykata, për shtetasit:

O. O., 44 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë punonjëse e një njësie administrative në Tiranë;

A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasit D. I. alias I. K. alias I. A., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili u shpall në kërkim në kuadër të operacionit, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi D. I. ka aplikuar për ndryshimin e emrit të tij, me dokument identifikimi të falsifikuar, ndërsa shtetasja O. O. dhe shtetasi A. K. dyshohet se kanë kryer procedurat në vijim të këtij aplikimi, pa kryer verifikimet përkatëse mbi dokumentacionin e paraqitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese