Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ OVL thirrje për protestë mbarëpopullore: Të premten në orën 12:00 në Prishtinë

17 Shtator 2026, 16:00Rajoni TEMA
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ OVL thirrje për

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar organizimin e një proteste gjithëpopullore në Prishtinë, pas vendimit të shkallës së parë të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta do të zhvillohet të premten, në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Vendimi për protestën u mor nga organizatat e dala nga lufta, të cilat kanë deklaruar se zhvillimet e fundit kanë tentuar, sipas tyre, të vendosin në një balancë luftën e UÇK-së me ngjarjet e viteve 1998-1999.

“Organizatat e dala nga lufta sot në takimin që mbajtëm pak më herët me këshillin drejtues, morëm vendim që të thërrasim protestë gjithëpopullore nesër në ora 12:00 në sheshin Skënderbeu”, u deklarua në konferencën për mediat.

Protesta vjen një ditë pas verdiktit të shkallës së parë të Gjykatës Speciale, më 16 shtator, ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim. Në total, dënimet e dhëna ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së arrijnë në 81 vjet burgim.

Lini një Përgjigje