Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Çfarë duhet të ndodhë, që Jakup Krasniqi të vdesë në burg?” Spiropali e emocionuar, thirrje deputetëve: Të mbështesim financiarisht betejën për mbrojtjen e tyre

Shkruar nga Newsbomb
“Çfarë duhet të ndodhë, që Jakup Krasniqi
Elisa Spiropali

Ish-ministrja e Jashtme dhe deputetja socialiste, Elisa Spiropali, nga foltorja e Kuvendit i ka bërë thirrje të vetëve por dhe demokratëve që të bëhen bashkë dhe të akordojnë një shumë për mbrojtjen e luftëtarëve të UÇK-së.

Pak para se Niko Peleshi të dilte me deklaratën zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me dënimin e dhënë një ditë më parë për ish-krerët e UÇK-së, Spiropali  kërkoi që Shqipëria dhe Kosova të kenë një angazhim më të madh institucional në mbështetje të mbrojtjes ligjore të ish-luftëtarëve të UÇK-së që po përballen me proceset në Hagë. Sipas saj, duhet të ketë fonde të posaçme nga të dyja qeveritë, por edhe një angazhim të përbashkët politik në mbrojtje të së vërtetës historike.

E emocionuar, deputetja kërkoi më tej që për çështjet që lidhen me interpretimin e historisë së luftës së Kosovës, politika shqiptare të jetë më e bashkuar.

“Kam qenë vetë në Hagë, i kam takuar, sforcimi financiar i familjarëve është i llahtarshëm. Duhet të ketë edhe në qeverinë e Shqipërisë dhe Kosovës, edhe këtu në Kuvend, dy zëra financiarë që ushqejnë betejën për mbrojtjen e luftëtarëve në Hagë. Çfarë duhet të ndodhë? Duhet të ndodhë që Jakup Krasniqi, që ishte zëdhënësi i UÇK-së, të vdesë në burg dhe më pas të kthehet në Kosovë? Po ata që vdesin në burg, të dënuar për krime kundër njerëzimit, krime lufte e gjenocid, priten me nderime, njerëz që qajnë dhe dekorata. Aktgjykimi i djeshëm nuk thotë që ka pasur krime kundër njerëzimit, por rrëfimi që tregon, rrëfimi që u lexua dje aty është tmerrësisht problematik, pasi jo vetëm dënimi i të katërtëve, por një rrëfim i tërë i ngritur mbi pretendime se aty ka pasur një zinxhir komandimi, se njësoj si Serbia e Kosova, po do të shtrembërojë historinë pa hyrë në përgjegjësitë e secilit penale, që mund të jenë apo mos jenë dhe kjo i takon Apelit, por për këtë rrëfim histori këtë të shtrembëruar ne duhet të jemi të gjithë në një zë. Ne nuk flasim anjëherë me të njëjtin zë. Shikoni a ka ndonjë dëshmitar serb në gjyqet e atyre vrasësve serbë, asnjë. E shikoni si flasim ne”, tha Spiropali ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese