Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Konsensus i rrallë në Kuvend: Miratohet deklarata në unison kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Protestuesit bllokojnë Rrugën e Elbasanit me kazanë mbeturinash

    Protesta / Qytetarët sulmojnë me vezë e shishe uji policët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Konsensus i rrallë në Kuvend: Miratohet deklarata në unison kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
    Kryesore

    Konsensus i rrallë në Kuvend: Miratohet deklarata në unison kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    September 17, 2026

    Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një qëndrim të prerë dhe unanim kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për dënimin e ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Përmes një deklarate të përbashkët, të lexuar nga kryeparlamentari Niko Peleshi, deputetët e të gjitha krahëve politikë u bashkuan në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke shprehur bindjen e plotë në pafajësinë e tyre.

    Dokumenti, i cili mori duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve në sallë, vjen si një reagim institucional ndaj aktgjykimit, duke e konsideruar atë një përpjekje të papranueshme për të rishkruar historinë dhe për të relativizuar krimet e regjimit të Slobodan Milosheviçit.

    Lufta e UÇK-së, një e vërtetë historike e patjetërsueshme

    Në tekstin e deklaratës theksohet se lufta e UÇK-së ishte një reagim legjitim ndaj spastrimit etnik dhe gjenocidit sistematik serb.

    “Një aktgjykim nuk mund të rishkruajë historinë e një populli. Nuk mund të zhbëjë karakterin çlirimtar të luftës së Kosovës apo të barazojë agresorin me viktimën,” thuhet në deklaratë.

    Kuvendi ngriti shqetësimin edhe për standardet e dyfishta në rajon, duke dënuar glorifikimin që i bëhet kriminelëve të luftës në Serbi, si dhe instrumentalizimin politik të këtij procesi nga Beogradi dhe Moska për të delegjitimuar shtetësinë e Kosovës.

    Duke e konsideruar këtë vendim si jo “fjalën e fundit”, pasi pritet ndjekja e shkallëve të tjera të gjykimit, Kuvendi i Shqipërisë mori disa zotime konkrete. Shqipëria do të denoncojë në të gjitha forumet ndërkombëtare aktet gjenocidale, krimet e luftës dhe dhunën seksuale të ushtruar nga regjimi i Milosheviçit; Do të kërkohet llogaridhënie nga autoritetet serbe për mungesën e angazhimit të tyre në vendosjen e drejtësisë për viktimat; Do të nisë një koordinim i ngushtë me Kuvendin e Kosovës, duke u bërë thirrje të dyja qeverive respektive që të nisin veprime të përbashkëta për korrigjimin e kësaj padrejtësie në rrugë institucionale.

    DEKLARATË E KUVENDIT TË SHQIPËRISË

    “MBI AKTGJYKIMIN E DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË PËR HASHIM THAÇIN, KADRI VESELIN, REXHEP SELIMIN DHE JAKUP KRASNIQIN”

    Kuvendi i Shqipërisë shpreh indinjatën e thellë dhe mosdakordësinë e plotë me një vendim që e konsideron thellësisht të padrejtë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Kuvendi i Shqipërisë rithekson një të vërtetë historike që nuk mund të relativizohet: lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës. Ishte lufta e një populli për t’i dhënë fund represionit, dhunës dhe përndjekjes dhe për të fituar të drejtën për të jetuar të lirë në vendin e vet. Ajo lindi si përgjigje ndaj represionit sistematik, dhunës, spastrimit etnik dhe genocidit të kryer nga regjimi i Slobodan Milosheviçit. Pa luftën dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pushtimit gjakatar serb, historia e çlirimit të Kosovës nuk mund të kuptohet. UÇK-ja ishte forcë vendimtare e rezistencës së popullit të Kosovës dhe e rrugës që çoi drejt çlirimit, lirisë dhe pavarësisë së saj. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë të pandashëm nga kjo histori, nga lufta për çlirim dhe nga rrugëtimi i Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë së saj.

    Një aktgjykim nuk mund të rishkruajë historinë e një populli. Nuk mund të zhbëjë karakterin çlirimtar të luftës së Kosovës apo të barazojë agresorin me viktimën. Nuk mund të zhbëjë sakrificën e UÇK-së.

    Kuvendi shpreh shqetësimin e thellë për standardet e dyfishta në trajtimin e së kaluarës së përgjakshme të rajonit. Nderimet publike dhe shtetërore që u rezervohen personave të dënuar për krime lufte, si edhe glorifikimi i figurave të lidhura me gjenocidin dhe spastrimin etnik, përfshirë Ratko Mladiçin, cenojnë kujtesën e viktimave, pengojnë pajtimin dhe bien ndesh me vlerat europiane.
    Kuvendi qëndron kundër çdo përpjekjeje të Serbisë dhe Rusisë për ta instrumentalizuar politikisht këtë proces, për të relativizuar krimet e regjimit të Miloševićit dhe për të delegjitimuar luftën çlirimtare, pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës.
    Kuvendi i Shqipërisë qëndron në solidaritet të plotë me Kosovën, popullin dhe institucionet e saj, si dhe pranë Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit dhe familjeve të tyre.

    E palëkundur mbetet bindja jonë në pafajësinë e tyre dhe po aq e palëkundur mbetet e vërteta historike: UÇK-ja luftoi për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.

    Ky aktgjykim nuk është fjala e fundit. Kuvendi pret që të gjitha mjetet juridike dhe shkallët e mëtejshme të procesit të ndiqen deri në fund, duke garantuar respektimin e plotë të standardeve të procesit të rregullt ligjor.

    Kuvendi i Shqipërisë angazhohet që:

    Në të gjitha forumet ndërkombëtare të denoncojë krimet e regjimit serb të Slobodan Milosheviçit në Kosovë, përfshirë aktet gjenocidale, krimet e luftës dhe dhunën seksuale gjatë luftës; të kërkojë drejtësi për viktimat dhe të dënojë mungesën e angazhimit të autoriteteve serbe për zbardhjen e këtyre krimeve, vendosjen e përgjegjësisë dhe garantimin e drejtësisë për viktimat.

    Të koordinojë veprimet me Kuvendin e Kosovës, dhe i bën thirrje të dyja Qeverive tona që gjithashtu të koordinojnë veprimet, me qëllim korrigjimin e kësaj padrejtësie në rrugë institucionale.

    Haga Kuvendi i Shqiperise
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Konsensus i rrallë në Kuvend: Miratohet deklarata në unison kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    September 17, 2026

    Protestuesit bllokojnë Rrugën e Elbasanit me kazanë mbeturinash

    September 17, 2026

    Protesta / Qytetarët sulmojnë me vezë e shishe uji policët

    September 17, 2026

    Peleshi: Deklaratë e përbashkët në Kuvend kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

    September 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.